Mësuesja Bukurie A.Hajdarmataj: Rëndësia e formulimit të pyetjeve gjatë orës mësimore
Material për rëndësinë e formulimit të pyetjeve gjatë orës mësimore që nxënësit të kuptojnë të paktën 70% të lëndës së re në klasë. Bukurie A.Hajdarmataj, mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në AML, këshillon teknikat e të pyeturit efektiv si edhe strukturimin e logjikshëm të orës në planin e tij ditor.
Në kohën e sotme rezultatet e të nxënit varen shumë nga mënyra se si nxënësit e menaxhojnë kohën e tyre.
Varësia e tyre nga telefoni sjell produktivitet të dobët nëse nuk menaxhohet sistemi dy orë në një lëndë ashtu si duhet në mënyrë që nxënësit të kuptojnë të paktën 70% të lëndës së re në klasë.
Për këtë mësuesi duhet të planifikojë teknikat e të pyeturit efektiv si edhe strukturimin e logjikshëm të orës në planin e tij ditor.
1.Strukturimi i mësimit bëhet sipas rezultateve të të nxënit dhe formulimi i pyetjeve bazohet në njohuritë e zhvilluara në orët e mëparshme .
2.Përzgjedhja dhe qartësia e llojeve të pyetjeve të hapura apo të mbyllura duke i përshtatur për një nxënës apo grupe nxënësish sipas numrit të nxënësve në klasë.
3.Hartimi i pyetjeve që fillon nga pyetjet e thjeshta për nivelin e parë të nxënësve deri te niveli i katërt i të nxënit.
4.Organizimi i klasës dhe angazhimi i të gjithëve me punë, mimika e fytyrës së mësuesit kur merr përgjigjet nga nxënësit,gjestet,lëvizja e kokës, miratimi që i jep secilit nxënës edhe atij që është munduar sadopak të aktivizohet.
5.Organizimi i nxënësve në punët në grupe të të gjithë klasës sipas niveleve të të nxënit zvogëlon rrezikun e zhvendosjes së vëmendjes së nxënësit dhe humbjes së kontrollit në orën e mësimit.
6.Mësuesi inkurajon nxënësit që të diskutojnë në mënyrë kritike për përgjigjen e dhënë nga përgjegjësi i grupit mënyrë kjo që lehtëson organizimin dhe kontrollin e njohurive. Në punën e grupit nxënësi mëson nga shoku/shoqja e grupit.
E rëndësishme është që pyetjet,që do t’ju drejtohen nxënësve të formulohen saktë nga mësuesi duke bërë parashtrimin e informacionit të përgjithshëm që e ndihmon nxënësin të gjejë përgjigjen.
Nxënësi nxitet pas pyetjes faktike të interpretojë saktë dhe të shprehet bukur në standard me rrjedhshmëri në të folur.
Nëse pyetjet drejtohen me dashamirësi nga mësuesi/ja ato e bëjnë më të këndshme orën e mësimit.
Rëndësi ka edhe të dëgjuarit e mësuesit , i cili duhet të ketë një dëgjim analizues dhe kërkimor duke shkuar përtej fjalëve të nxënësit për të zbuluar mesazhet dhe rezultatet e të nxënit të temave që zhvillohen në orën mësimore.
Nga Bukurie A.Hajdarmataj
Mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në AML
Shkolla e mesme e përgjithshme “Hoxhë Zogu” Zogaj
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11
Teste përmbledhëse për klasat I-V, për të trija periudhat në të gjitha lëndët
Rregullorja e shkollës