Rregullorja e shkollës
Rregullat janë shumë të rëndësishme pë shkollën, ndaj ju sjellim modelin e një rregulloreje. Zbatueshmëria e saj në mënyrë të përpiktë përcakton suksesin e një shkolle...
1. Mësuesit detyrohen të paraqiten në shkollë në orën 7.30 minuta dhe nxënësit detyrohen të vijnë në shkollë në orën 7.40 minuta.
2. Mungesat e nxënësve në mësim janë të justifikueshme vetëm kur nxënësit paraqesin një raport mjeksor, ose kur ka një justifikim paraprak me shkrim nga prindi dhe ky është marrë në konsideratë nga mësuesi kujdestar.
3. Cdo mungesë tjetër e cila nuk përmbush kushtet e pikës 3 do të konsiderohet e pa justifikueshme dhe për shqyrtimin e tyre do të zbatohet dispozita normative.
4. Largesat nga orët e mësimit konsiderohen si të pa justifikueshme dhe do të konsiderohen si thyerje e disiplinës shkollore dhe e rregullores së shkollës. Çdo rast i konstatuar do të merret në shqyrtim nga komisioni i disiplinës, i cili ka të drejtën e marrjes së masave konkrete.
5. Mësuesi kujdestar detyrohet të njoftojë prindin përmes fletores personale të nxënësit, për cdo konstatim negativ apo pozitiv në sjelljen e këtij të fundit.
6. Gjatë kohës së orarit të mësimit, nxënësi nuk lejohet të dalë nga ambientet e shkollës, me përjashtim të rasteve të vecanta të gjykuara nga drejtoria e shkollës.
7. Për asnjë arsye nuk është e lejueshme që mësuesi të nxjerrë nga klasa nxënësit gjatë procesit mësimor, në rast të kundërt kjo merret në shqyrtim nga drejtoria e shkollës dhe shoqërohet me masat përkatëse.
8. Në raste ekstreme, nxjerrja jashtë nga ora e mësimit e nxënësve duhet detyrimish të shoqërohet me raportim në drejtori dhe rasti të merret në shqyrtim nga këshilli i disiplinës.
9. Drejtuesve, mësuesve, nxënësve dhe punonjësve të shërbimit, nuk u lejohet në mënyrë kategorike përdorimi i dhunës fizike apo psikologjike, kërcënimi, fyerja, apo cdo veprim tjetër ndaj kujtdo brenda ambienteve të shkollës, i cili bie ndesh me normat e sjelljes në shoqëri.
10. Në shkollë ndalohet reptësisht përdorimi i lëndëve narkotike, alkoolit, duhanit, mbajtja e armëve të ftohta apo të zjarrit, nga nxënësit dhe personeli i shkollës, si dhe nga cdo individ tjetër i cili gëzon të drejtën për të hyrë në ambientet e shkollës.
11. Në konstatim të rasteve që i referohen pikës 11 të rregullores së shkollës, mblidhet menjëherë Këshilli i Disiplinës dhe shqyrton cështjen.
12. Nxënësi, mësuesi dhe kushdo tjetër që hyn në ambientet e shkollës, është i detyruar të hedhë mbeturinat në vendet e caktuara për këtë qëllim.
13. Nxënësit të cilët do të konstatohen se nuk respektojnë pikën 13 të rregullores së shkollës, do të merren në shqyrtim nga Këshilli i disiplinës dhe penalizohen me pastrim të detyruar të ambienteve të institucionit.
14. Nxënësve dhe mësuesve u ndalohet përdorimi i celularit gjatë procesit mësimor.
15. Nxënësit dhe mësuesit duhet të paraqiten në shkollë me uniformën e paracaktuar për ta.
16. Në shkollë nuk lejohet përdorimi i makiazhit nga nxënëset, si dhe përdorimi i vathëve apo aksesorëve të tjerë metalikë te vendosur në trup nga nxënësit.
17. Nxënësit janë të detyruar të vijnë në shkollë me mjetet e duhura mësimore të cilat bëhen të ditura nga mësuesit përkatës.
18. Mësuesit kujdestar duhet të mbajnë kantakt të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës me klasën kujdestari dhe të raportojnë për cdo shqetësim drejtorinë e shkollës, brenda ditës. Në rast neglizhence Këshilli i Disiplinës do të marrë në shqyrtim cështjen.
19. Personeli i shërbimit ka detyrimin të sigurojë një ambient të pastër në shkollë gjatë gjithë ditës.
20. Të gjitha vendimet e këshillit të disiplinës janë të formës së prerë dhe duhet të zbatohen.
(Portali Shkollor)
Vlerësimi i nxënësit për zhvillimin e kompetencave kyçe
Teste vlerësimi për klasën e parë
Si të organizojmë festën e fundvitit në klasë