Mësuesit: Të dashur prindër, mos harroni se duhet të jemi e njëjta "skuadër"
Prindërit dhe mësuesit duhet të jenë një “skuadër”, bashkëpunëtor dhe komunikues në të mirë të zhvillimit dhe edukimit të brezave të rinj. Mësuesit rendisin disa fakte që shërbejnë si kujtesë për prindërit.
Prindërit dhe mësuesit janë të dy ekspertë në fushat e tyre
Prindi është mësuesi i parë dhe personi më i rëndësishëm i fëmijës suaj. Askush nuk e njeh fëmijën më mirë se prindi. Kështu prindëritt’i vënë në dijeni mësuesit mbi specifikat që u nevojitet për t'i përgatitur për suksesnxënësit. Mësuesit e kanë më të qartë punën e tyre në mësimdhënie, duke ditur profilin e nxënësve, pra: pikat e forta dhe të dobëta të nxënësve, historinë e tyre arsimore, disa nga karakteristikat e nxënësve, dhe informacionet shtesë që prindi mund të ketë mbi fëmijët e tyre. Nuk duhet harruar se mësuesit janë ekspertë, të cilët kanë studiuar pedagogjinë dhe praktikat më të mira të mësimdhënies, dhe janë certifikuar për të dhënë mësim. Shumë mësues, përpos diploma kanë vite të gjata përvojash që u shërbejnë më mirë nxënësve, duke punuardhe njohur më mirë.
Ndonjëherë anëtarët e ekipit nuk pajtohen, por ky fakt nuk përbën problem
Mospajtimi nuk do të thotë që njëra palë kujdeset për nxënësit dhe tjetra palë jo. Si ekip, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të bëjmë kompromis në interes të nxënësve. Kështu, mësuesit dhe prindërit, duhet të jenë të hapur për të provuar gabimet e veta, për të rivlerësuar rrethanat, dhe për të punuar bashkërisht në mësimdhënien e duhur të nxënësve. Mësues duhet të jemi të gatshëm të konsiderojmë qasje të reja dhe alternative që prindërit u sjellin në tryezën e mirëfilltë. Në fund të fundit, prioritet mbetet mësimnxënia e nxënësve dhe jo kush ka të drejtë në argumentet e propozuara.
Të gjithë duam të njëjtin rezultat: suksesin e nxënësve
Pa dyshim, qëllimi i përbashkët i prindërve dhe mësuesve është t’i shohin këta nxënës, si: lexues të mirë, shkrimtarë dhe komunikues efektivë, matematikanë dhe shkencëtarë, kujdestarë të historisë dhe qytetarë aktivë, dhe më e rëndësishmja, qytetarë të mirë dhe të sjellshëm. Edhe kur nxënësit dështojnë në arritjen e rezultateve të mira, mësuesit dhe prindërit nuk duhet t’i vendosin nxënësit para presionit. Reflektimi, analizimi dhe gjetja e metodave të reja shërben për të ndihmuar çdo nxënës në vështirësi.Nevojitet shumë punë mes të dyjave palëve për të rritur brezat e ndritur të nxënësve me mendime të pavarura dhe kritike.
Të gjithë duhet të kontribuojnë nga pak ne edukimin e nxënësve
Ashtu si në sport, çdo anëtar i ekipit ka rolin e tij. Mësuesit japim udhëzime, ofrojmë informacione dhe njohuri për nxënësit gjatë çdo ore mësimore, duke përdorur komunikimin si mjetin më të mirë në nxënien e dijes. Mbështetja e prindërve për fëmijët e tyre në shtëpi nuk duhet të mungojë.Prindërit mund të krijojnë në shtëpie një mjedis të pasur me shkrime dhe lexime, të hanë darkë së bashku si familje, të kufizojnë kohën para ekranit, të krijojnë rutina të shëndetshme, të ndihmojnë në kryerjen e detyrave të shtëpisë, duke qenë prezentëpër ta, si dhe jenë të pranishëm në mjediset shkollore për t’u interesuar në mbarëvajtjen e përgjithshme të fëmijës së tyre.Gjithashtu, nxënësit duhet të bëjnë përpjekje dhe të zbatojnë udhëzimet që marrin si nga mësuesit ashtu dhe nga prindërit.
Mësuesit dhe prindërit punojnë së bashku, përmes sfidave dhe vështirësive, por gjithmonë në të njëjtën anë të ekipit, kur bëhet fjalë për një edukim të shëndetshëm.
Burimi: https://www.weareteachers.com/parents-teachers-same-team/
Përktheu Xhoana Jaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Stop bullizmit te të gjithë!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?