Mësuesit dhe prindërit vlerësojnë drejtorin e shkollës
Sondazhet u kërkojnë mësuesve të raportojnë mbi gjërat që ata kanë përjetuar drejtpërdrejt. Pyetjet lidhen me gjashtë standardet e para. Drejtori mund të shtojë dhe pyetje të tjera, nëse e sheh të arsyeshme.
Sondazhet me mësuesit / prindërit
Sondazhet janë mjet i rëndësishëm për mbledhjen e të dhënave nga mësuesit për perceptimet e tyre mbi punën e drejtorit. Një nga përfitimet e sondazheve është se informacioni i mbledhur mund ta ndihmojë drejtorin të përcaktojë qëllimet për përmirësimin e vazhdueshëm - me fjalë të tjera – i sigurojnë drejtorit informacion të drejtpërdrejtë për përmirësimin e punës së tij dhe për zhvillim të mëtejshëm. Sondazhet me personelin mund të përdoren nga vlerësuesit për të siguruar informacionin që nuk mund të merret me saktësi nga llojet e tjera të dokumenteve.
Sondazhet u kërkojnë mësuesve të raportojnë mbi gjërat që ata kanë përjetuar drejtpërdrejt. Pyetjet lidhen me gjashtë standardet e para. Drejtori mund të shtojë dhe pyetje të tjera, nëse e sheh të arsyeshme. Drejtorët mund të konsiderojnë zhvillimin e sondazhit brenda pjesës së parë të vitit shkollor. Përgjigjet e sondazhit drejtorët i administrojnë dhe i përdorin për nevojat e tyre. Megjithatë, ata duhet t’u sigurojnë vlerësuesve përmbledhjen e anketave, si pjesë të dokumentuesit të punës. Formulari përmbledhës i sondazheve gjendet në vijim.
Formulari i sondazhit me mësuesit
Emri i Drejtorit _________________________ Data _________________
Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni çdo kërkese që ta ndihmoni drejtorin të përmirësojë punën dhe rezultatet e tij.
Çelësi:
T - Tejkalon pritshmëritë
P - Plotëson pritshmëritë
N - Nuk i plotëson pritshmëritë
X - Nuk kam të dhëna
Drejtori … | T | P | N | X |
---|---|---|---|---|
1. Komunikon rregullisht me punonjësit. | ||||
2. Viziton klasë tim apo vendin e punës. | ||||
3. Bën rekomandime të dobishme për mua për përmirësimin e performancës. | ||||
4. Zgjidh problemet në mënyrë racionale. | ||||
5. Merr nisma për ndryshimin e arritjeve të nxënësve dhe drejtimin e shkollës. | ||||
6. U përgjigjet kërkesave të mësuesve për materialet dhe pajisjet e nevojshme. | ||||
7. Përfshin mësuesit në vendimmarrje. | ||||
8. Trajton të gjithë mësuesit me drejtësi. | ||||
9. Ndihmon dhe u beson mësuesve. | ||||
10. Minimizon ndërprerjet e orëve të mësimit. | ||||
11. Punon për një shkollë të sigurt dhe efikase. | ||||
12. Ndihmon për të identifikuar dhe marrë pjesë në zhvillimin profesional. | ||||
13. Angazhohet për përmirësimin e mësimit. | ||||
14. Punon për përmirësimin e shkollës nisur nga studimet dhe të risitë | ||||
15. Nxit moralin pozitiv ndërmjet mësuesve. | ||||
16. Ekspozitave energji dhe entuziazëm. | ||||
17. Është profesional në kryerjen e detyrave. | ||||
18. Respektohet nga mësuesit. |
Pikat e forta:_____________
Mundësitë për t’u zhvilluar më tej:______________
Sondazhi me mësuesit
Emri i Drejtorit _________________________ Data _________________
Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni çdo kërkese që ta ndihmoni drejtorin të përmirësojë punën dhe rezultatet e tij.
Çelësi:
4 - Gjithmonë ose thuajse gjithmonë
3 - Vazhdimisht
2 - Me raste
1 - Rrallë ose asnjëherë
JO - Nuk e kam parë
Drejtorit... | 4 | 3 | 2 | 1 | Jo |
---|---|---|---|---|---|
1. Fokuson mësuesit në zhvillimin dhe arritjet e nxënësve. | |||||
2. Lehtëson vendimmarrjen në bashkëpunim. | |||||
3. Njeh dhe nxit praktika mësimore të mira që bazohen në kërkim. | |||||
4. Mbështet zhvillimin profesional dhe praktikat mësimore. | |||||
5. Merr pjesë në zhvillimin profesional së bashku me mësuesit. | |||||
6. Nxit pritshmëri të qarta, të përshtatshme, rigoroze, respektin e ndërsjellë, shqetësimin dhe ndjeshmërinë për të tjerët. | |||||
7. Merr vendime përmes bashkëpunimit. | |||||
8. Përfshin studentët, personelin dhe komunitetin e shkollës për të krijuar mjedis të nxëni dhe edukativ pozitiv dhe të sigurt. | |||||
9. I dëgjon dhe u përgjigjet shqetësimeve të personelit. | |||||
10. Njeh kontributet e mësuesve dhe të personelit dhe ofron mundësi për zhvillim profesional. | |||||
11. Zbaton rregullat dhe procedurat për të siguruar mjedis të sigurt dhe të rregullt mësimor - edukativ. | |||||
12. Monitoron dhe mbikëqyr të gjitha programeve mësimore dhe veprimtaritë. | |||||
13. Përfshin personelin dhe palët e interesuara në proceset e ndryshme të planifikimit. | |||||
14. Shpërndan informacion në kohën e duhur. | |||||
15. Siguron transparencë dhe jep llogari përpara nxënësve dhe personelit. | |||||
16. Flet dhe shkruan qartë dhe kuptueshëm. | |||||
17. Shërben si model për vlerat thelbësore që kultivohen në shkollë. | |||||
18. Shfaq sjellje profesionale brenda dhe jashtë shkollës. | |||||
19. Bashkëpunon me mësuesit për të monitoruar përparimin dhe formimin e nxënësve |
Pikat e forta: ____________________
Mundësitë për t’u zhvilluar më tej:_________________
Sondazhi me mësuesit
Emri i Drejtorit _________________________ Data _________________
Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni çdo kërkese që ta ndihmoni drejtorin të përmirësojë punën dhe rezultatet e tij.
Çelësi:
4 - Gjithmonë ose thuajse gjithmonë
3 - Vazhdimisht
2 - Me raste
1 -Rrallë ose asnjëherë
JO- Nuk e kam parë
Drejtorit... | 4 | 3 | 2 | 1 | Jo |
---|---|---|---|---|---|
1. Demonstron drejtësi në vendimmarrje. | |||||
2. Siguron drejtimin dhe udhëheqjen efektive për shkollën. | |||||
3. Nxit komunikim e hapur dhe të sinqertë dhe respekton mendimet e ndryshme. | |||||
4. Ndihmon dhe / ose fillon përpjekjet për përmirësimin e shkollës. | |||||
5. Merr masat e duhura për të zgjidhur problemet në kohën e duhur. | |||||
6. Komunikon në mënyrë të qartë me shkrim dhe me gojë. | |||||
7. Mirëpret bisedat rreth çështjeve personale dhe profesionale. | |||||
8. Interesohet me sinqeritet për nxënësit, mësuesit dhe personelin. | |||||
9. Mbështet mësuesit dhe marrëdhëniet e tyre me nxënësit / prindërit. | |||||
10. Ka respektin dhe besimin e mësuesve. | |||||
11. Drejton me efektivitet mbledhjet. | |||||
12. Ve veten në dispozicion dhe përgjigjet për çështjet e mësuesve. | |||||
13. Nxit atmosferën pozitive në shkollë. | |||||
14. Demonstron entuziazëm dhe energji. | |||||
15. Ruan qetësinë dhe nuk reagon me forcë, kur është nën presion. |
Pikat e forta: ____________________
Mundësitë për t’u zhvilluar më tej:_________________
Sondazh me mësuesit
Emri i Drejtorit _________________________ Data _________________
Pjesëmarrës në sondazh: Mësues Personel mbështetës
Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni ndershmërisht për çdo kërkesë, për ta ndihmuar drejtorin të përmirësojë performancën e tij. Nëse një kërkesë e shënoni me N, lutemi jepni shpjegim me shkrim. Drejtori do të shënojë rezultatin dhe do ta ndajnë atë me mbikëqyrësit e tij.
Çelësi:
T - Tejkalon pritshmëritë
P - Plotëson pritshmëritë
N - Nuk i plotëson pritshmëritë
X - Nuk kam të dhëna
Drejtori... | T | P | N | X |
---|---|---|---|---|
1. Interesohet të ndërtojë një shkollë që ofron arsim cilësor. | ||||
2. Komunikon vazhdimisht me punonjësit. | ||||
3. Viziton klasën apo mjedisin tim të punës. | ||||
4. Më bën rekomandime të dobishme për përmirësimin e performancës. | ||||
5. Vlerëson sistematikisht sipas planit. | ||||
6. Gjykon dhe mendon në mënyrë krijuese dhe logjike për zgjidhjen e problemeve. | ||||
7. Fillon ndryshime për të mirën e nxënësve dhe për ecurinë e shkollës. | ||||
8. Baraspeshon veprimtaritë / detyrimet kurrikulare me ato jashtë kurrikulare. | ||||
9. Siguron materiale dhe pajisje të nevojshme. | ||||
10. Përfshin si duhet mësuesit në vendimmarrje. | ||||
11. Trajton të gjithë mësuesit me drejtësi. | ||||
12. Mbështet mësuesit në takime me të tjerët, aq sa lejojnë rrethanat. | ||||
13. I ndërpret orët e mësimit, sa më pak që të jetë e mundur. | ||||
14. Ndihmon në mbikëqyrjen e nxënësve në mjediset e shkollës. | ||||
15. Pyet mësuesit për programe zhvillimi profesional të dobishëm. | ||||
16. Mban sa më pak që të jetë e mundur dokumente. | ||||
17.Informon mësuesit në kohë për urdhrat dhe udhëzimet që vijnë nga organet eprore. | ||||
18. Drejton përmirësimin e mësimit. | ||||
19. Është i informuar për ndryshime dhe tendencat e reja arsimore. | ||||
20. Përfshin mësuesit në zhvillimin e planit tre vjeçar të shkollës. | ||||
21. I kritikon në mënyrë konstruktive dhe veçmas mësuesit. | ||||
22. Ndërton / ruan nivelin e dëshirueshëm të moralit në mesin e mësuesve. | ||||
23. Dëgjon pikëpamjet e prindërve dhe të qytetarëve dhe zbaton rekomandimet, kur është e mundshme. | ||||
24. Shfaq gatishmëri për të ndihmuar. | ||||
25. Respekton mësuesit. |
Pikat e forta: ____________________
Mundësitë për t’u zhvilluar më tej:_________________
Sondazhi me prindërit
Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni çdo kërkese që ta ndihmoni drejtorin të përmirësojë punën dhe rezultatet e tij.
Çelësi:
4 - Gjithmonë ose thuajse gjithmonë
3 - Vazhdimisht
2 - Me raste
1 - Rrallë ose asnjëherë
ND – Nuk e di
Drejtori … | 4 | 3 | 2 | 1 | ND |
---|---|---|---|---|---|
1. Më bën të ndihem mirë kur e takoj. | |||||
2. Më trajton me mirësjellje dhe respekt. | |||||
3. Trajton nxënësit me mirësjellje dhe respekt. | |||||
4. Trajton problemet dhe shqetësimet në kohën e duhur. | |||||
5. Bashkëpunon për të përmbushur nevojat e fëmijës tim. | |||||
6. Komunikon si duhet me mua në lidhje me përparimin e fëmijës. | |||||
7. Më informon në lidhje me objektivat e shkollës. | |||||
8. Zhvillon në mënyrë profesionale mbledhjet me prindërit. | |||||
9. Krijon mjedis të nxëni të sigurt dhe miqësor. | |||||
10. I njeh mirë nxënësit dhe mësuesit. | |||||
11. Di se për çfarë duhet të mësojnë nxënësit. | |||||
12. Siguron kushte që të nxitin për të mësuar dhe për rezultate të mira. | |||||
13. Përdor procedura të drejta disiplinore. | |||||
14. Përdor me ndershmëri burimet e komunitetit që i vihen në dispozicion. | |||||
15. Është i gatshëm të ndihmojë nxënësit dhe prindërit. |
Komente: ___________________________
(Portali Shkollor)
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11
Teste përmbledhëse në lëndën dituri natyre, tremujori i parë, klasa IV