Mësimet e jetës që i kemi keqinterpretuar gjithnjë
A na ndihmojnë gjithmonë eksperiencat e jetës ose mësimet e thëna nga të tjerët, apo fjalët motivuese? Le t'i vendosim në dyshim, për të kuptuar përtej euforisë së momentit, që mund të shkaktojnë.
Shpesh na ndodh të dëgjojmë fjalime motivuese, ku në secilën prej tyre, dëgjojmë një nga shprehjet e mëposhtme. Madje edhe mësuesit në klasë për të na frymëzuar, apo për të na vendosur përpara përgjegjësisë na i citojnë. Por a ndihmojnë ato vërtetë? Le t'i vendosim në dyshim, për të kuptuar përtej euforisë së momentit, që mund të shkaktojnë.
"Puno shumë dhe do të arrish sukses"
Për fat të keq, ne nuk jetojmë në meritokraci, kështu që nxënësit duhen përgatitur për realitetin. Për mungesën e drejtësisë dhe ndershmërisë në vendin ku jetojmë. Thjesht të punosh fort, ndonjëherë nuk është mjaftueshëm. Si të zhvillosh vetëbesimin, si të përmirësosh cilësitë në komunikim, si të ngrihesh pasi je rrëzuar, është shumë e rëndësishme.
"Nëse e ëndërron diçka, mund ta realizosh"
Kjo është një shprehje e Walt Disney, e cila na ka shoqëruar për një kohë të gjatë, por kjo mund ta çojë një të ri drejt rrugës së dështimit. Nuk mjafton thjesht të ëndërruarit. Ju nevojitet një dozë e madhe lumturie dhe marrëdhëniesh të mira. Jeta e vërtetë është e vështirë dhe shanset janë shumë të vogla për t'u bërë një youtuber apo i famshëm.
"Qëllimi i edukimit është të gjesh një punë"
Ne nuk i inkurajojmë nxënësit të mësojnë thjesht për të marrë dije. Gjithçka e llogarisim dhe e lidhim me një punësim të caktuar.
"Rregullat nuk duhen thyer"
Kjo është një çështje problematike. Nuk e kundërshtojmë faktin që rregullat ndihmojnë në ndërtimin e një strukture të fortë dhe të qëndrueshme, një gjë e domosdoshme për të rinjtë. Por, ideja është t'i mësojmë të rinjtë të jenë kritikë rreth gjithçkaje dhe t'i shohin gjërat me dyshim.
"Uniforma është një gjë e mirë"
Mos po e shkatërrojmë identitetin e nxënësve duke i detyruar të veshin uniformat?
"Aftësitë akademikë janë gjëja më e rëndësishme në botë"
Kjo është e gjitha një frustrim. Nxënësit nuk është e thënë të kenë një përgatitje kaq të përkryer në dijet e tyre teorike, por të jenë të aftë ta zbatojnë atë praktikisht. Ky është çelësi i suksesit. Në të ardhmen aftësitë e tyre do të provohen kur të jenë në sfidë me kohën, me kolegun, ndaj zhdërvjelltësia është kaq e rëndësishme.
(Përshtati P.Shtini, Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent