Mesazhi i John Tapene për studentët
E kemi dëgjuar shpeshherë ankesën e të rinjve që thonë “Çfarë të bëjmë, ku të shkojmë?” dhe nëse doni t’u jepni një përgjigje atëherë lexoni këtë mesazh që u ka dedikuar John Tapene, drejtori i kolegjit amerikan "Northland College".
Gjithmonë dëgjojmë adoleshentët që ankohen “Çfarë të bëjmë, ku të shkojmë?” – Dhe përgjigja për ta është kjo:
"Shko në shtëpi, laj dritaret, mëso të gatuash, ndërto diçka, gjej një punë, vizito një të sëmurë, bëj detyrat e shkollës dhe pasi t’i kesh mbaruar lexo një libër. Vendi yt nuk të detyrohet të të sigurojë ambiente çlodhëse dhe as prindërit nuk e kanë për detyrë të të argëtojnë. Bota nuk të detyrohet asgjë, duhet ta fitosh vetë jetën. Ti i detyrohesh botës diçka. Ti detyrohesh duke i dhënë kohën tënde, talentin tënd, kështu që askush nuk do të jetë në luftë, i sëmurë apo i vetmuar. Me fjalë të tjera RRITU! Mjaft duke qarë e qurravitur. Dil jashtë ëndrrave të tua dhe zhvillo një karakter të fortë. Fillo të sillesh si person i përgjegjshëm. Ti je i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Është shumë vonë të sillesh vërdallë dhe të presësh dikë. Një ditë është TANI dhe DIKUSH është TI”, – Ky është mesazhi që John Tapene, drejtor i Northland College, u ka dhënë studentëve të tij.
Pra, le të themi se ky është mesazhi më i fortë që mund t’i përcillni fëmijëve tuaj adoleshent dhe të gjithë të rinjve shqiptarë që janë në pritje të një dite dhe DIKUJT. Ajo është sot, dhe ai dikush je TI!
(Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Letra e mësueses Aida Haxhiu drejtuar prindërve të nxënësve të klasës së saj kujdestari, për vitin e ri shkollor 2024-2025