MENAXHIMI I NJË FILLIMVITI SHKOLLOR TË NGARKUAR

Mënyra si të zvogëloni ngarkesën e punës për vitin e ri shkollor

Keni filluar të shqetësoheni sepse duhet të riktheheni në shkollë? Një ekspert i arsimit shpjegon sesi planifikimi i mirë mund të zvogëlojë ngarkesën tuaj të punës.

Keni filluar të shqetësoheni sepse duhet të riktheheni në shkollë? Një ekspert i arsimit shpjegon sesi planifikimi i mirë mund të zvogëlojë ngarkesën tuaj të punës.


Verën po e shijoni. Është koha për t'u çlodhur dhe për të shijuar ditët me diell. Shumë mësues kanë nisur të shqetësohen për vitin e ri akademik. Fillimi i semestrit është një periudhë e ngarkuar për të gjithë mësuesit, stafin dhe nxënësit. 


Gjërat nuk do të jenë të lehta, megjithatë, ka disa mënyra se si mund ta minimizoni ngarkesën e punës. Ja çfarë mund të planifikoni për ta bërë shtatorin më të menaxhueshëm. 


- Shmangni vlerësimin e tepërt

Shtatori është koha ku duhet shmangur vlerësimi i punës së nxënësve. Përqendrohuni te siguroni një feedback të dobishëm.

Testimi në klasë do të jetë diçka sfiduese, duke marrë parasysh masat e distancimit shoqëror (fizik). Ekziston rreziku që ngarkesa e punës jashtë klasës të rritet, sepse një pjesë e punës do të bëhet nga shtëpia dhë mësuesi nuk do të jetë pranë nxënësit fizikisht për ta shqyrtuar punën. 


- Mbushni boshllëqet e nxënësve

Plotësoni boshllëqet në njohuritë e nxënsve tuaj, korrigjoni përgjigjet e gabuara dhe sigurohuni që njohuritë që jepni të jenë të konsoliduara. Mos tejkaloni mësimet që keni humbur. Nëse shpjegoni çdo paqartësi, do të fitoni më shumë kohë. 


- Nuk keni pse të bëni gjithçka vetë

Ne e dimë se sa e rëndësishme është të kemi një vizion të përbashkët. Qëllimet e përbashkëta kanë një rëndësi të madhe për suksesin. Mos u përqëndroni vetëm tek klasa juaj. Komunikoni dhe bashkëpunoni me kolegët. Me një qasje kolektive ekziston një shans më i madh për sukses. Kur punojmë së bashku, ngarkesa jonë e punës shpërndahet dhe ne ndihemi më të lehtësuar. 

Efikasiteti kolektiv është gjithashtu një gjë shumë pozitive nga perspektiva e mirëqenies. Do të jetë e vështirë për mësuesit e rinj dhe stafin e ri të shkollës nëse nuk ndërveprojnë me mësuesit që kanë më shumë eksperiencë.  


- Jini të informuar

Tashmë, më shumë se kurrë është e rëndësishme të kuptoni rregullat e shkollës, jo vetëm për t'u siguruar që punoni brenda parametrave të duhur, por edhe për t'u siguruar që ngarkesa juaj e punës nuk është rritur brenda dhe jashtë klasës.

Merrni kohën e nevojshme për t'u njohur me politikat dhe rregullat e shkollës, më pas, përsërisni gjithçka edhe një herë para se të fillojë viti i ri shkollor. Kjo do t'ju shpëtojë nga konfuzioni dhe ankthi që krijohet ditët e para. 


- Përgatisni një plan pune

Për të zvogëluar ngarkesën tuaj të punës në vjeshtë, sigurohuni që të realizoni një plan. Cilido qoftë qëllimi apo rezultati i pritshëm, të mos improvizosh dhe të mos mendosh për nesër me siguri do të rrisë ngarkesën tënde të punës.

Edhe pse lënda që jepni mësim mund të jetë pak më ndryshe, në kontekstin e pedagogjisë dhe mësimdhënies, aftësia e mësimdhënies mbetet e njejtë. Ajo që konsiderohej mësimdhënie efektive para Covid-19 mbetet akoma e vlefshme. Prandaj, përgatitni një plan dhe më pas shijoni një pushim të merituar.



Përktheu: Parajsa Shtini

Burimi: tess.com


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

 

3,729 Lexime
4 vjet më parë