Mënyra si të ndihmoni një fëmijë me sistem imunitar të dobësuar
Duke qenë shumë të ekspozuar ndaj mikrobeve, fëmijët sëmuren. Kur sistemi imunitar funksionon siç duhet, lufton bakteret dhe viruset. Nëse fëmija ka një sistem imunitar të dobësuar, nuk arrin të mposhtë ftohjen, apo gripin.
Shëndeti i fëmijës është gjëja më e rëndësishme për një prind. Duke qenë shumë të ekspozuar ndaj mikrobeve, fëmijët sëmuren. Kur sistemi imunitar funksionon siç duhet, lufton bakteret dhe viruset. Nëse fëmija ka një sistem imunitar të dobësuar, nuk arrin të mposhtë ftohjen, gripin, duke shkaktuar probleme në shëndetin e fëmijës.
Nëse fëmija juaj është i sëmurë, ju sjellim disa këshilla që duhet të ndiqni:
- Dëgjoni fëmijën tuaj. Nëse ata thonë se nuk kanë nevojë të qëndrojnë në shtrat, atëherë mos i detyroni.
- Ajrosni shpesh dhomën e tyre.
- Lërini ata të pushojnë. Gjumi dhe qetësia ndihmojnë në rikuperim.
- Përgatisni shumë lëngje për ta. Hidratimi është shumë i rëndësishëm. Fëmijët e sëmurë kanë pak oreks.
- Besojini instiktit tuaj. Ju e njihni fëmijën tuaj më mirë se kushdo tjetër.
Një sistem i fortë dhe i shëndetshëm imunitar mund të ndihmojë në largimin e këtyre mikrobeve.
- Jepini fëmijëve shumë fruta dhe perime të freskëta. Ata duhet të konsumojnë një larmi perimesh dhe frutash. Vakte shumëngjyrëshe, që përmbajnë vitaminë C, betakarotinë, folat dhe minerale, që kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Vitamina D është shumë e rëndësishme. Lojërat jashtë në natyrë janë një mënyrë e mirë e përftimit të kësaj vitamine.
- Mos harroni mineralet. Zinku, seleni dhe hekuri janë minerale të rëndësishme për funksionimin normal të sistemit imunitar dhe gjenden tek mishi i kuq. Gjalpi i bajames dhe i arrës janë të pasur gjithashtu në zink dhe hekur.
Suplementet merren vetëm me rekomandim mjeku. Përpiquni që fëmija juaj t’i sigurojë përmes ushqimeve të shumëllojshme.
Burimi: https://www.haliborange.com/kids-health/my-child-is-ill-tips-to-help
Përktheu: Parajsa Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit, të rrezikuar për infeksione të frymëmarrjes
Rritet interesi i nxënësve për shërbimin dentar falas, Dr.Irida Xhangolli: Gama e shërbimeve është zgjeruar
Kariesi te dhëmbët e fëmijëve: vendosja e silanteve e parandalon