Menaxhimi i përfshirjes së prindërve në edukimin e fëmijës
Përfshirja e prindërve është çelësi për të ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm në shkollë. Prindi duhet parë si partner, si vëzhgues, si këshillues. Fëmijët bëhen më të mirë kur prindërit kujdesen rreth asaj që ata janë duke bërë në shkollë.
Kërkimet shkencore kanë provuar se përfshirja e prindërve është çelësi për të ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm në shkollë. Ata bëhen më të mirë atëherë kur prindërit e tyre kujdesen rreth asaj që ata janë duke bërë në shtëpi, në komunitet dhe në shkollë. Përfshirja e prindërve në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës është shumë e rëndësishme. Fëmijët mund të arijnë të shfaqin plotësisht potencialin e tyre në shkollë ose në jetë vetëm kur plotësohen nevojat e tyre fizike dhe emocionale. Ata kanë nevojë që të mësojnë të ndihen mirë me veten e tyre, të mësojnë sesi të marrin vendime dhe të jenë përgjegjës për rezultatet e këtyre vendimeve.
Çfarë është përfshirja e prindërve në edukim?
Në kuptimin e gjerë të fjalës, përfshirja e prindërve në edukim ka për qëllim të ndihmojë prindërit që të kuptojnë më mirë se çfarë është :
1. Prindërimi (të qenit prind) shprehitë që përdorin prindërit për të rritur dhe edukuar fëmijet e tyre.
2. Edukimi i prindërve informacioni rreth ceshtjeve që mund të ndikojnë në jetën e fëmijëve të tyre.
3. Përfshirja e prindërve në procesin mësimor rrugët e ndryshme për të mbështetur fëmijët e tyre në shkollë, si dhe për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes lidhur me procesin mësimor dhe të funksionimit të shkollës
Përfshirja e prindërve në edukim është një koncept i gjerë, sepse shfaqet në shumë forma dhe realizohet në shumë mënyra. Mjaft materiale teorike përshkruajnë role të ndryshme që prindërit mund të luajnë në edukimin e fëmijëve të tyre:
Roli 1. Prindërit si partner.
Prindërit kanë përgjegjësi themelore për edukimin dhe zhvillimin _social të fëmijëve. Që në momentin e lindjes prindërit dhe anëtarët , e tjerë të familjes janë edukatorët e parë dhe kryesorë të fëmijëve. Në shtëpi fëmijët mësojnë si të bisedojnë dhe të zhvillojnë aftësitë gjuhësore, mësojnë vlerat, shprehitë sociale si dhe njohuri për shoqërinë.
Prindërit kanë përgjegjësi ligjore për regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollë jo më vonë se mosha 6-vjeçare si dhe për frekuentimin e rregullt të saj. Ata duhet t’i përgjigjen kërkesave dhe informacioneve të ndryshme që vijnë nga shkolla. Prindërit kanë të drejtë ligjore të njihen me të gjitha rezultatet shkollore të fëmijëve të tyre, të ndjekin sjelljen e fëmijëve dhe të përfshihen në Vendimet që merren për edukimin e tyre.
Çfarë mund të bëjë mësuesi ose psikologu?
1. Ndihmon prindërit për të kuptuar përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre.
2. Jep informacion:
a) për rëndësinë që ka ndjekja e shkollës rregullisht nga femija
b) për rregullat dhe procedurat shkollës, duke treguar edhe mënyrat sesi zbatohen ato;
c) për programet e shkollës dhe përdorimin e testeve.
d) njohja me nevojat emocionale
Kur fëmijët i plotësojnë nevojat e tyre emocionale, ndodhin dy gjëra. Ata mësojnë se si t'i plotësojnë nevojat emocionale të të tjerëve dhe ata janë të ankoruar në atë që po marrin, që do të thotë se ata janë mjaft të sigurt për t'u dhënë të tjerëve kur lind nevoja, por së pari duhet të marrin. Një enë e zbrazët nuk mund të mbushë një filxhan.
Roli 2. Prinderit si partnerë dhe zgjidhës të problemeve të shkollës.
Prindërit mbështesin punën që bën shkolla me fëmijët e tyre dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Prindërit mund të demonstrojnë sesa e rëndësishme është shkolla nëpërmjet këtyre momenteve:
• Reagimit të tyre ndaj mungesave, sëmundjeve të lehta të fëmijëve sidhe braktisjeve të shkollës.
• Regullave që ata vendosin për fëmijët e tyre rreth kohës së gjumit dhe asaj për të shikuar televizorin.
• Vlerësimit të rëndësisë së detyrave të shtëpisë
• Mënyrave sesi ata mbështesin përpjekjet e fëmijëve për të dhënë maksimumin në shkollë.
• Inkurajimit të sjelljeve pozitive të fëmijëve.
• Shumë rrallë ndodh që shkolla të zgjidhë e vetme problemet e të mësuarit ose të sjelljes së fëmijëve. Në shumicën e rasteve shkolla dhe prindërit punojnë së bashku për të zgjidhur problemet aktuale që kanë fëmijët në shkollë.
Çfarë mund të bëjë mësuesi ose psikologu?
• Të sigurojë materiale dhe të zhvillojë programe, që ndihmojnë prindërit të kuptojnë rregullat dhe procedurat shkollore.
• Të vërë në dukje rëndësinë e komunikimit të prindërve me mësuesit.
• Të vlerësojë rëndësinë e pjesëmarrjes së prindërve në mbledhjet që organizon shkolla.
• Të zhvillojë programe për t’u mësuar prindërve sesi t’i ndihmojnë fëmijët në kryerjen e detyrave të shtëpisë.
• Të vlerësojë rëndësinë e nevojave emocionale të fëmijës.
Është një ide e mirë për të folur me fëmijët rreth emocioneve dhe se si njerëzit e tjerë i përjetojnë ato. Jepuni emocioneve emrat e tyre (për shembull, xhelozinë, zemërimin dhe dashurinë) dhe u mësoni atyre se këto janë normale. Bisedoni me ata për mënyrën e trajtimit të emocioneve në një mënyrë pozitive dhe theksoni situatat ku njerëzit e tjerë përjetojnë emocione. Mësojini ata për respektimin e emocioneve të të tjerëve dhe tregoni atyre se si të veprojnë në një situatë ku kërkohet një përgjigje
Roli 3. Prindërit si vëzhgues
Prindërit ndjekin dhe vlerësojnë veprimtaritë e shkollës dhe të fëmijëve. Veprimtaritë jashtëshkollore, si: lojërat, shfaqjet artistike, koncertet, aktivitetet sportive, veprimtaritë letrare, shkencore, etj. janë elemente, të cilat mbushin hendekun ndarës që ekziston midis shtëpisë dhe shkollës. Vizitat në klasë i njohin prindërit më mirë me punën që bën mësuesi me nxënësit, me atmosferën e klasës dhe shokët me të cilët kanë miqësi fëmijët e tyre. Në kohën që prindërit qëndrojnë në shkollë për të dëgjuar dhe vëzhguar fëmijët e tyre ata mund edhe të mbledhin informacion për veprimtaritë e shkollës dhe njerëzit me të cilët fëmijët e tyre harxhojnë një pjesë të kohës. Me rëndësi është fakti që në këto vizita fëmijët në përgjithësi dhe ata me rezultate të ultë në veçanti, ndihen mirë që prindërit e tyre tregojnë interes për shkollën, mësuesit dhe klasën e tyre.
Çfarë mund të bëjë mësuesi ose psikologu?
Merr pjesë në planifikimin dhe njoftimin e veprimtarive të shkollës, duke ua bërë të njohura prindërve. Organizon mbledhje duke vendosur një plan të alternuar për orarin, ditët e pushimit dhe mbasditet për t’u dhënë mundësi të gjithë prindërve të ndjekin këto mbledhje.
Psikologu këshillon për Zhvillimin e busullës së brendëshe morale
Tju flasesh fëmijëve per dallimin ndërmjet të drejtës dhe të gabuarve ne një moshë te re u jep atyre një busull të fuqishëme të brendshëme morale që do t'i drejtojë ata për të bërë zgjedhje të mira. Në situata që kërkojnë një vendim, ndihmoni ata për të parë se si zgjedhjet dhe sjelljet tona ndikojnë te të tjerët. Bisedoni me ata se si keqbërja dëmton të tjerët dhe i ndihmon ata qe të shohin dëmin që shkakton. Është një ide e mirë të flasësh me ta për gjërat e vogla, siç është thirrja e vëllait me një emer të keq që i lëndon ndjenjat e tij ose refuzon të luajë me vëllain e tyre kur miqtë vizitojnë. Kur të ndërtoni një themel të fortë moral, filloni qe të vogjël dhe filloni me baza.
Roli 4. Prindërit si vullnetarë
Prindërit punojnë si vullnetarë në ndihmë të mësuesve, gjirus. të prindërve dhe prindërve të tjerë Në SHBA dhe në shume shtete evropiane ka një traditë që prindërit të punojnë vullnetarisht në ndihmë të mësuesve të fëmijëve të tyre dhe të shkollës në tërësi. Fatkeqësisht sot ka mjaft prindër që harxhojnë shumë kohë e përpjekje për të gjetur fonde për shkollën. Ky kohë e harxhuar nuk ka atë vlerë që do të kishte përfshirja e tyre në programet e edukimit të fëmijëve.
Roli 5. Prinderit si keshillues dhe partnerë ne vendimmarrje.
Prindërit japin ndihmesën e tyre në politikën e shkollës dhe programet shkollore nëpërmjet pjesëmarrjes si në bordet këshilluese dhe në ato vendimmarrëse. Shumë prindër marrin pjesë në bordet këshilluese; që lidhen me problemet e shkollës, por ata mund të shërbejnë edhe si anëtarë të bordeve këshilluese shtetërore për problemet e arsimit. Kjo i bën që të kenë një autoritet real në vendimmarrje. Sot ka një prirje për t’i përfshirë prindërit në bordet e shkollës me synimin që ata të marrin vendime për çështje të ndryshme të shkollës.
Kur prindërit kalojnë nga roli i një këshilluesi në atë të një vendirnrnarrësi atëherë ata kanë nevojë për më shumë informacion. Ata kanë nevojë të mësojnë teknika për të bërë pjesë të vendimmarrjes problemet që janë ngritur në komunitet nga prindërit.Trainimet e prindërve janë të vlefshme, sepse ata do të njohin më mirë programet edukative të shkollës dhe do të jenë të ndjeshëm ndaj nevojave arsimore të fëmijëve dhe prindërve në komunitetin e tyre shkollor. Përfshirja në bordin e vendimmarrjes kërkon kohë, njohuri dhe përkushtim nga prindërit, që janë zgjedhur për të përfaqësuar prindërit e tjerë të një klase në këtë bord..
REFERENCAT
Menaxhimi i klases(psikologji e zbatuar ne mesimdhenie),Theodhori Karaj,Tirane 2008
Psikologji Edukimi, Bardhyl Musai, Tirane 1999
Manual: Në ndihmë të psikologut në shkollë,Tiranë 2006
(Majre Levenishti; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11