Me 17 qershor maturantët testohen në matematikë
Provimi është i një niveli mesatar dhe përmban 25 pyetje. Në provimet e kaluara ka pasur raste kur nxënësit kanë tentuar që të kopjojnë me telefona, duke i fshehur ato në pjesë të trupit dhe janë ndëshkuar nga administratorët.
Ditën e nesërme, 17 qershor, do të zhvillohet provimi i Matematikës, provimi i tretë i Maturës Shtetërore 2016, i cili mbyll ciklin e provimeve detyruese. Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin dhe do të marrin pjesë 42.400 maturantë të shkollave të mesme, për të gjitha profilet.
Zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj deklaroi një ditë përpara provimit se zhurmuesit do të funksionojnë dhe kërkoi bashkëpunimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në mënyrë që të gjitha shkollat të furnizohen me energji.
Provimi është i një niveli mesatar dhe përmban 25 pyetje. Në provimet e kaluara ka pasur raste kur nxënësit kanë tentuar që të kopjojnë me telefona, duke i fshehur ato në pjesë të trupit dhe janë ndëshkuar nga administratorët. Malaj u bëri thirrje maturantëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tentojnë të kopjojnë pasi do të penalizohen.
Në dy provimet e shkuara, 7 nxënës u përjashtuan nga procesi, 3 me identitet të rremë, 2 për etikë komunikimi në shkollat profesionale dhe 5 u gjetën me celularë në 2 provime dhe 1 rast kishte probleme me sekretimin.
Zëvendësministrja e arsimit kërkoi ndihmën e OSHEE që të mos ketë shkëputje të energjisë elektrike në shkolla dhe që nesër zhurmuesit e valëve të funksionojnë.
· Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
· Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit të provimit.
· Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.
· Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe në pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativën e saktë.
· Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.
· Maturanti nuk duhet të dëmtojë kodin e sekretimit të testit, apo të vendosë mbi të shenja të dallueshme dhe të veçanta.
· Maturantëve me aftësi të kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.
· Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës së mbarimit të provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.
· Maturanti nuk mund të:
a) ndryshojë vendin e caktuar;
b) komunikojë apo të japë informacion me maturantët e tjerë;
c) refuzojë kontrollin nga ana e administratorëve
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Stop bullizmit te të gjithë!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?