KOHA E COVID-19

Maska të adhurueshme dhe të përshtatshme për fytyrën e fëmijëve

Situata në vendin tonë është përkeqësuar prej pandemisë dhe numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm. Ndaj ne duhet të bëjmë kujdes dhe të respektojmë rregullat. Mbajtja e maskave tani është e detyrueshme për të gjithë. Ne do iu sugjerojmë disa maska që fëmijët do i mbajnë me kënaqësi.

Meqenëse situata në vendin tonë është përkeqësuar dhe numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm prej COVID-19, duhet të bëjmë kujdes dhe të respektojmë rregullat. Gjithashtu mbajtja e maskave tani është e detyrueshme për të gjithë, për sigurinë tonë dhe të të tjerëve. 


Edhe fëmijët duhet të kenë kujdes dhe të mbrojnë shëndetin e tyre  dhe të mësohen me këtë rregull të ri.


Ne do iu sugjerojmë disa maska që fëmijët do i mbajnë me kënaqësi. Disa maska, të cilësuara më të mira për fëmijë.  Këto maska të testuara nga fëmijët janë për frymëmarrje të rehatshme dhe të lehta për t’u veshur për periudha të gjata kohe.


1. Maska pambuku, kundër pluhurave 

 Këto maska prej pambuku meritojnë të kryesojë këtë listë. Fëmijët e duan, materiali elastik që përbëhet kjo maskë bën që fëmijët të marrin frymë më lirshëm krahasuar me maska të tjera.

2. Maska shumëngjyrëshe

 Fëmijët i adhurojnë ngjyrat dhe këto maska i tërheqin shumë ata. Këto maska  janë me çmime të arritshme dhe vijnë me ngjyra të adhurueshme! Është vënë re re, se ato shiten shpejt.

3. Maska fytyre jo mjekësore

 Këto maska janë të të rehatshme se të gjitha maskat e tjera. Për më tepër, ato përmbajnë një pjesë të vogël metalike tek hunda, duke i bërë ato të lehta për t’u përshtatur me pjesën e hundës për një frymëmarrje të rehatshme.

4. Maska detare prej rrobash të vjetra

Këto maska gjejnë një përdorim të gjerë tek fëmijët më të vegjël. Këto lloj i tërheqin shumë të vegjlit sepse i përkasin stileve të ndryshme dhe i bëjnë të interesuar ata për të veshur maskën sa herë që duhet. 

5. Maska me 8 fletë filtrash

 Maskat që shihni në foton e mëposhtme janë më të trasha se opsionet e tjera, por janë jashtëzakonisht të mirërealizuar dhe përputhen me rekomandimet e kujdesit shëndetësor. Këto lloj maskash kanë 8 lloje filtrash.

6. Maska që mund të lahen dhe ripërdoren

 Të bëra nga materiali hipoalergjik, këto maska me tre shtresa janë një mundësi e shkëlqyeshme për fytyrat e vogla. Për më tepër, ato kanë shirita të rregullueshëm dhe copa të hundës, dhe madhësia e mesme e të rinjve gjithashtu do t'u përshtatet fëmijëve më të vjetër (moshat 10-12 vjeç).

7. Maska të ripërdorshme me tre shtresa

 Këto maska u përshtaten shumicës së fëmijëve nën moshën 10 vjeç . Megjithëse në  pamjen e tyre duken mjaft të “mërzitshme”, çmimi është i duhur dhe ato janë funksionale.

8. Maska me dy shtresa 

 Këto maska janë me çmim shumë të përballueshëm, dhe vetë maskat janë bërë nga materiali shumë i butë dhe i rehatshëm. Edhe pse ata nuk vijnë me një filtër, ata janë me shtresa të dyfishta me hapësirë midis për të realizuar filtrimin e ajrit. 

9. Maska të ripërdorshme me polyester

 Edhe pse janë të përbëra nga një material më i hollë, këto maska janë të qepura në mënyrë ideale që fëmijëve t’i përshtaten ndoshta me rrobat që do të veshin. Pra ata mund të kombinojnë maskën dhe veshjen e tyre. Ndërkohë që mund ta ripërdorin atë pas çdo larjeje. 

10. Maska "unisex" 

Këto maska mund të vishen si nga vajzat ashtu edhe nga djemtë. Për më tepër, për tani në verë ato janë shumë të lehta, të përbërë nga një copë e hollë edhe pse janë me shtresa të trefishta dhe kanë një pjesë që mund të puthitet plotësisht me hundën.

11. Maska të buta dhe me konturë të plotë 

Maska që përshtaten shumë mirë me konturin e hundës dhe të pjesës së poshtme të syve. Ato lahen dhe ripërdoren. Mund të thuhet se këto maska janë opsioni më i mirë për fëmijët aktiv. Për më tepër, ato janë bërë nga një përzierje pambuku, material elastik dhe oksidi i zinkut, duke i bërë ato rezistente ndaj krijimit të lagështisë dhe baktereve.

12. Maska me pambuk organik

Përsa i përket modelit të tyre këto maska janë të adhurueshme. Kush ka thënë se të jesh në modë dhe të qëndrosh i sigurt në këtë periudhë pandemie është e parealizueshme, në të mbajturit e një maske?! Këto maska janë një opsion i thjeshtë që fëmijët të ndjehen rehat dhe t’i vendosin ato gjithmonë. 

13. Zgjatues për maska

 Si përfundim, këto shirita nuk janë teknikisht "maska", por juve do t’u nevojiten për fëmijët tuaj. Ato përmirësojnë përshtatjen e çdo maske me fytyrën. Nëse maska që keni blerë për fëmijën tuaj është pak e ngushtë atëherë ju mund të përdorni këta zgjatues. 

Përktheu: Evalina Rami 

Burimi: We are teachers 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,489 Lexime
4 vjet më parë