“Google”

Makinat e “Google” tetë javë në qytetet e Shqipërisë

Makinat e “Google” kryejnë fotografimin e pamjes përreth, në një kualitet tepër të lartë dhe më pas i përpunojnë pamjet për t’i kthyer në foto 360 gradë

Dy makinat profesionale të “Google”, të pajisura mekamera dhe sensorë tepër të fuqishëm, kanë nisur punën në Tiranë për fotografimin e rrugëve.

Pavarësisht se u njoftua se makinat e “Google” do të fotografonin vetëm rrugët kryesore, automjetet janë parë sot në lagjet e Tiranës, duke fotografuar rrugicat mes shtëpive e pallateve në kryeqytet. Fotot janë realizuar në Njësinë 4 në Tiranë.

Makinat e “Google” kryejnë fotografimin e pamjes përreth, në një kualitet tepër të lartë dhe më pas i përpunojnë pamjet për t’i kthyer në foto 360 gradë.

Ministrja e Integrimit, Milena Harito, njoftoi para disa ditësh se makinat e Google do të jenë për 8 javë në qytetet kryesore për të fotografuar rrugët e Shqipërisë.

“Ne kemi disa vite që bëjmë përpjekje përmes bashkëpunimeve të ndryshme me Google që ta bëjnë këtë proces edhe në vendin tonë. Makinat e Street View kanë nisur punën më 29 prill dhe do të punojnë për 8 javë në qytetet kryesore të Shqipërisë, bregdetare dhe destinacionet turistike”, u shpreh ministrja Harito.

2,441 Lexime
8 vjet më parë