Loja me gurë
Loja e ngjyrosjes së gurëve është një aktivitet kreativ dhe argëtues për fëmijë.
Pranvera dhe vera janë stinët më të dashura për fëmijët, për shkak që kreativitetin e tyre kanë mundësi ta shprehin në maksimum. Falë natyrës dhe bukurive të saj, mundësohen të luhen shumë lojëra, edhe pa hargjuar para.
Në vazhdim kemi sjell një përshkrim se si të luhet “Loja me gurë”, çfarë materialesh duhen dhe pse është i rëndësishëm ky aktivitet.
Materialet e nevojshme janë:
- Disa gurë të formave dhe madhësive të ndryshme.
- Tavolinë ose hapësirë e përshtatshme.
- Një enë e mbushur me ujë dhe ngjyrat e ujit.
- Një letër për të mbledh copëzat që grumbullohen nga ngjyrat.
Pse është rëndësishëm ky aktivitet?
- Zhvillimi i aftësive motorike: Përdorimi i penelave dhe manipulimi i gurëve ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike të fëmijëve.
- Stimulimi i kreativitetit dhe imagjinatës: Fëmijët përdorin imagjinatën e tyre duke krijuar dizenjime unike dhe të pazakonta mbi gurë.
- Nxitja e relaksimit dhe qetësisë: Aktivitete kreative si kjo janë mjet i shkëlqyeshëm për të ndihmuar fëmijët të ndjehen të qetë dhe të relaksuar.
- Mësimi i përkushtimit dhe durimit: Vizatimi dhe ngjyrosja e gurëve kërkon kohë dhe përqendrim, duke ndihmuar fëmijët të mësojnë për përkushtimin dhe durimin në proceset kreative.
- Krijimi i kujtimeve të veçanta: Aktivitetet artistike janë një mënyrë e mrekullueshme për të krijuar kujtime të veçanta dhe për të shkëmbyer përvoja të këndshme me familjen dhe miqtë.
Për më tepër, kjo lojë nxis komunikimin dhe bashkëpunimin midis fëmijëve nëse luajnë së bashku, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive sociale dhe të komunikimit.
Burimi: Kliko këtu
Përgatiti: Arlinda Hajdaraj, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Stop bullizmit te të gjithë!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?