Lexojmë përrallën “Borëbardha”, abetare
Kjo orë model është përgatitur nga mësuesja Marjola Lëngu, shkolla 9 - vjeçare "Jani Baklalli", Fier. Tema e mësimit në klasën e parë në lëndën abetare është “Lexojmë përrallën “Borëbardha””.
Fusha: Gjuhë dhe komunikim
Lënda: Abetare
Shkalla: e parë
Shkolla 9 - vjeçare "Jani Baklalli", Fier
Mësuese: Marjola Lëngu
Klasa: e parë
Tema: Vazhdimi i fq. 67 abetare.
Lexojmë përrallën “Borëbardha”
Situata e të nxënit: dëgjimi i përrallës “Borëbardha”
Fjalët kyç: përralla, titulli, personazhet, lexim, cilësi,
Burimet dhe materialet didaktike:
Përralla “Borëbardha”, ilustrime të ndryshme me figura, videoprojektor, flipçarter.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë me tërë klasën, kllaster, DRTA, punë individuale, krijim i lirë
Lidhja me fushat e tjera: Art
Koha: 90 minuta
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe :
Nxënësi:
• Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar.
• Kompetenca e të nxënit: Parashtron pyetje dhe përgjigje në lidhje me temën.
• Kompetenca personale: Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në klasë, shkollë e jashtë saj.
• Kompetenca qytetare: Respekton mendimin e anëtarëve të grupit.
• Kompetenca për jetën, sipërmarrjen, mjedisin: Identifikon burimet e nevojshme dhe i përdor në mënyrë të drejtë.
Rezultatet e të nxënit sipas temës:
• Lexon saktë dhe qartë përrallën “Borëbardha”.
• Tregon cilësitë e personazheve.
• Dallon personazhet pozitiv dhe ata negativ.
• Rendit ngjarjen sipas rendit të radhës
• Luan përrallën sipas roleve.
• Ngjyros personazhet e përrallës.
Planifikimi i orës mësimore
Faza e parë: Prezantohen nxënësit me temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë që do të zhvillohen gjatë procesit mësimor.
Se bashku me nxënësit ndërtohet një klaster për përrallat e mësuara.
Cilat janë përrallat që kemi mësuar deri tani në abetare?
Kllasteri shoqërohet me ilustrime dhe fisha. Nxënësit do të ngjisin fishat me titullin e përrallës përkrah personazhit përkatës.
PINOKU
KËSULËKUQJA
HIRUSHJA
Nxiten nxënësit të tregojnë me fjalët e tyre përrallat e mësuara.
Faza e dytë: Lexohet përralla e “Borëbardhës” nga mësuesja.
Leximi i përrallës bëhet me ndalesa.
Ndalesa e parë Na ishte një herë… Ajo e kishte inat Borëbardhën.
1) Si quhet vajza?
2) Pse njerka e kishte inat Borëbardhën?
Ndalesa e dytë Një ditë … Dhe Borëbardha qëndroi me ta.
1) Cili qe urdhëri që dha njerka?
2) Po gjahtari si veproi?
3) Çfarë pa Borëbardha në pyll?
4) Çfarë i kërkuan xhuxhat Borëbardhës?
Ndalesa e tretë Kaluan muaj…Tërë natën e qanë me lotë motrën e tyre.
1) Çfarë bëri njerka kur mori vesh që Borëbardha ishte gjallë?
2) Çfarë ndodhi me Borëbardhën pasi hëngri mollën?
Ndalesa e katërt Që ta shihnin Borëbardhën … deri në fund.
1) Çfarë bën xhuxhat për Borëbardhën?
2) Cfarë u kërkoi princi xhuxhave?
3) Cili ishte fundi i përrallës?
Lexohet përralla nga nxënësit në mëyrë zinxhir.
Nxënësit pasi përfundojnë leximin e përrallës përcaktojnë personazhet dhe pastaj përcaktojnë cilësitë e personazheve.
Nxënësit do të renditin figurat sipas rendit kronologjik të ngjarjes. (Punë dyshe)
Luhet me role përralla nga nxënësit.
Faza e tretë: Nxënësit ngjyrosin personazhet e përrallës.
Ekspozohen në muret e klasës punimet e fëmijëve.
Vlerësimi i nxënësve për:
• leximin e përrallës saktë dhe qartë.
• Percaktimin e personazheve dhe cilësive të tyre.
• Lojën me role
• Renditjen e ngjarjeve.
Detyrë shtëpie: Vizato dhe përshkruaj me 3 – 4 fjali personazhin e përrallës.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11