"Tri lëndë në gjashtë orë"

"Leximi dhe vendosja e koordinatave", matematika VI

Kjo orë mësimi është përgatitur nga mësuesja Kristina Mile. "Leximi dhe vendosja e koordinatave - Eksplorojmë" është pjesë e programit mësimor të lëndës matematikë, klasa e VI. Koha për realizimin e kësaj teme është 90 minuta.

Planifikimi i orës mësimore

Fusha: Matematikë

Lënda: Matematikë

Shkalla: III

Klasa: VI

Mësuese: Kristina Mile

Tema mësimore: Leximi dhe vendosja e koordinatave – Eksplorojmë

Situata e të nxënit: loja me gjetjen e fluturës

Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës mësimore: 

● Lexon dhe vendos koordinatat në të katër kuadratet.

● Klasifikon shumëkëndëshat e ndryshëm dhe kupton nëse një figurë me dy përmasa është ose jo shumëkëndësh.

● Identifikon dhe përshkruan vetitë e katërkëndëshave (duke përfshirë paralelogramet, rombet e trapezet) dhe klasifikon duke përdorur brinjë paralele, brinjë të barabarta, kënde të barabarta.

Kompetenca matematikore

● Nga informacioni ekzistues, nxjerr një informacion të ri dhe kupton se nga një pjesë e informacionit rrjedh një informacion tjetër.

● Dallon figurat dypërmasore dhe trupat trepërmasore dhe marrëdhëniet mes tyre.

Fjalët kyçe: vija paralele/pingule. Ç’lloj simetrie ka ajo figurë? Kënde të ngushta/të gjera/reflektivë

Burimet: 

● Libri i nxënësit, faqet 124-125

● Dy shumëkëndësha të vizatuar në një plan të madh kartezian, që e keni përgatitur para mësimit

● Letër me kutia           

● Minitabela

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: gjeografi

Parashikimi: Harta e konceptit: Kontrolli dhe diskutimi në  tabelë  i detyrave të shtëpisë. Pyes nxënësit: Cilat figura gjeometrike kemi mësuar? Cilat janë vetitë përkatëse të tyre?

Çfarë duhet të kemi parasysh për të kryer këtë vizatim? Cilat njohuri që kemi do të na ndihmojnë?  Ku i përdorim koordinatat? Si quhen boshtet? Po koordinatat? Çfarë tregon secila prej tyre? Loja e fluturës


Hyrje: Përdorim një prej shumëkëndëshave që keni përgatitur para mësimit. Lexojmë me radhë koordinatat e secilit kulm. Nxënësit të shënjojnë kulmet në fletën e tyre me katrore, për të rikrijuar shumëkëndëshin. Pastaj ata duhet të flasin me një shok / shoqe dhe të rendisin sa më shumë veti të figurës, përfshirë edhe emrin e saj. Përsëriteni edhe për figurën e dytë. Përdorim një figure të rregullt dhe një të parregullt.  10 minuta

Përforcimi: Harta semantike 

Nxënësit me japin udhëzime në mënyrë që të rikrijoj format e tyre. NUK harrojmë të përdorim fjalët kyçe gjatë mësimdhënies, duke emërtuar sa më shumë veti të figurës.

Veprimtari shtesë: Nxënësit mund të vizatojnë modele më të ndërlikuara në minitabelat e tyre, për shembull: të hapura ose që kanë vija të lakuara.

Komunikimi matematikor: Ndërsa nxënësit punojnë, bëj pyetje të tilla që t’i nxit përdorimin e gjuhës mbi vetitë e shumëkëndëshave. 

Për shembull:

  • A ka vija paralele/pingule?                            
  • Ç’lloj simetrie ka ajo figurë?
  • A ka kënde të ngushta /të gjera /reflektive?

Vlerësimi: Vlerësimi i përgjigjeve me gojë. Vlerësoj nxënësit që marrin pjesë aktivisht gjatë orës se mësimit dhe jo vetëm japin saktë përgjigjet, por edhe madje korrigjojnë shokët ose shoqet në pasaktësitë e mundshme.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5,6 faqe 92 (diskutohet kërkesa)   5’

(Portali Shkollor)

2,113 Lexime
6 vjet më parë