Letra domethënëse që një drejtor ja dërgonte mësuesve çdo vit shkollor
Kjo është letra e një drejtori gjimnazi në Gjermani, i cili çdo fillimviti shkollor ua dërgonte mësuesve të shkollës ku punonin. Letra të bën vërtetë të mendosh se çfarë është më e rëndësishmja nga të gjitha përpjekjet që bëjnë mësuesit për të mësuar brezat e rinj!
Një drejtor gjimnazi në Gjermani, çdo fillimviti shkollor u dërgonte mësuesve këtë letër
"Jam një njeri i cili ka shpëtuar i gjallë nga kampet e përqendrimit. Më kanë parë sytë ato gjëra që mos i paftë kurrë asnjë njeri. Kam parë inxhinjera të mirëshkolluar dhe të mirëpërgatitur të cilët ndërtonin dhoma gazi.
Doktorë të specializuar që helmonin fëmijët. Kam parë infermiere të cilat me shiringa vrisnin foshnjat...
Te diplomuar universiteti të cilët qëllonin e digjnin njerëzit...
Ndaj ndihem i shqetësuar për edukimin e Fëmijëve...
Nga ju kam vetëm një kërkesë... Ju lutem shumë... Bëni përpjekje që nxënësit tuaj të bëhen njerëz... Mos e lejoni që përpjekjet tuaja të rrisin përbindësha me dije dhe psikopatë të zotë...Në qoftë se shkrimi, leximi, matematika i ndihmojnë nxënësit që të bëhen njerëz, atëherë ato përbëjnë me të vërtetë rëndësi...".
Përshtati: Muhamet Vilson Imamaj
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e librave në jetën tonë
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"