Orë model

Letërsia romantike shqiptare

Ora model në lëndën e letërsisë XI është përgatitur nga mësuesja e letërsisë Nertila Jança, Gjimnazi "Anastas Çakalli", Kuqan. Shikojini se si është organizuar kjo orë mësimi me temë: Letërsia romantike shqiptare.

                                      

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Letërsi

Shkalla: V

Klasa: XI

Tema mësimore: Letërsia romantike shqiptare 

Kompetenca: Vlerësimi i letërsisë shqipe dhe botërore në periudha të ndryshme letrare 

Rezultatet e të nxënit të kompetencave lëndore sipas temës së mësimit:

Nxënësi/ja:

- analizon tiparet kryesore të romantizmit; 

- përcakton periudhën historike në të cilën u zhvilluan këto drejtime ose periudha letrare;

- përcakton gjinitë dhe llojet letrare që u lëvruan, si dhe veprat dhe autorët më përfaqësues.


Shkathtësitë:

Nxënësi/ja:

- analizon kushtet historike dhe shoqërore, në të cilat u zhvillua romantizmi;

- vlerëson rolin e Rilindjes Kombëtare në funksion të çështjes kombëtare;

- gjykon për vlerat artistike të romantikëve arbëreshë;

- veçon përfaqësuesit kryesorë të romantizmit arbëresh;

- identifikon gjinitë dhe llojet letrare që u lëvruan në letërsinë romantike;

- krahason tiparet e romantizmit shqiptar dhe romantizmit evropian.


Fjalë kyç: 

• Romantizmi shqiptar 

• Rilindja shqiptare

• Qarqet letrare

• Autorët romantikë

• Romantikët arbëreshë 

• Himnizimi 


Burimet dhe mjetet mësimore: 

• Teksti shkollor

• Video-projektor

• Dërrasa e zezë

• Shkumësa

• Fletë formati 

• Tabakë 


Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhë shqipe, Histori.

Situata e të nxënit: Diskutim rreth njohurive që kanë nxënësit për romantizmin dhe shkrimtarët romantikë në Shqipëri.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Bashkëbisedim, tabelë krahasuese, kllaster, punë në grupe, diagram Veni

                                               

Organizim i orës së mësimit

Parashikimi: Bashkëbisedim, listim i veçorive në tabelë

Mësimi fillon me bashkëbisedim mes mësuesit dhe nxënësve lidhur me romantizmin si drejtim letrar që lindi dhe u zhvillua në Europë nga fundi i shek. 18 deri në gjysmën e parë të shek. 19 duke u bërë drejtimi kryesor krijues në letërsi dhe jo vetëm. Rikujtohen në një klaster njohuritë e nxënësve mbi romantizmin europian, për t’u përdorur më pas në krahasim me veçoritë e romantizmit shqiptar.

Nxënësit shpalosin njohuritë që kanë për romantizmin dhe autorët romantikë shqiptarë.

Në videoprojektor shfaqen të sistemuara njohuritë e marra për romantizmin europian.


Letërsia romantike europiane Letërsia romantike shqiptare
Vuri në qendër individin kryengritës, luftëtarin e lirisë, atdhetarin. Ajo rrëfeu betejat popullore, ndeshjet me të vjetrën, forcën e qëndresës dhe të vetëmohimit.  
Bëri objekt hulumtimi zemrën njerëzore dhe botën e brendshme të qenies, me ëndrrat, ankthet, aspiratat e dyshimet.  
Konfliktet i shprehën me anë të kontrasteve të fuqishme.  
Interesi për folklorin.  
Kulti i ndjenjës.  
Kulti i natyrës.  
Ekzotizmi  
“Kulti i lirisë”  
Imazhi heroik i të kaluarës shërbeu si model dhe si nxitje për qëllime të mëdha.  
Modeli i poetit melankolik  
Modeli i poetit energjik  
Historia kombëtare  
Gërshetimi i gjinive dhe llojeve letrare  


Ndërtimi i njohurive të reja: Përmbledhje e strukturuar, klaster

(Videoprojektor) Romantizmi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me lëvizjen kulturore, ideologjike dhe politike të Rilindjes Kombëtare. Rilindja nis tek arbëreshët me Dhimitër Kamardën,  i cili mblodhi dhe botoi folklorin arbëresh dhe u zhvillua nga elita intelektuale shqiptare në vende si:

Lexim i materialit në tekst. Punë në grupe.

U kërkohet nxënësve të lexojnë të gjithë materialin në tekst brenda një kohe të caktuar dhe të punojnë në grupe sipas detyrave të përcaktuara:

Grupi i parë: Dallon veçoritë e romantizmit shqiptar dhe i liston ato. Bën krahasimin me romantizmin europian duke u mbështetur te tabela e dhënë në fillim të mësimit.

Veçoritë do të pasqyrohen në klaster si më poshtë:

Grupi i dytë

Dallon autorët romantikë shqiptarë dhe arbëreshë, veprat e tyre më përfaqësuese duke i paraqitur në një tabelë:


Autorët romantikë shqiptarë Veprat dhe veçoritë
Jeronim de Rada dhe Naim Frashëri Trajtuan  tema personale, kombëtare dhe universale. Këta autorë luajtën rolin e edukatorit të kombit të dijetarit dhe të ideologut.
Anton Santori Shkroi dramën shoqërore dhe shpirtërore të arbëreshëve. “Emira” është drama e parë në gjuhën shqipe.
Pashko Vasa Shkroi lirikën e kushtrimit për kryengritje dhe luftë për çlirim nga turqit. Poezia “O moj Shqypni” është një nga tekstet më të rëndësishme ideologjike të Rilindjes Kombëtare.
Kostandin Kristoforidhi Ishte njohësi më i madh i shqipes në mesin e autorëve të romantizmit  shqiptar. Kontributi i tij për gjuhën shqipe lidhet si me prozën origjinale “Gjahu i malësorëve”, ashtu dhe me përkthimin e teksteve biblike në shqip.
Gavril Dara i Riu Krijoi poemën “Kënga e sprapsme e Balës”, poemën “Moti i madh”,  duke forcuar temën e heroizmit e të qëndresës kombëtare.
Zef Serembe Poeti lirik i kulluar krijoi lirikë të personalizuar. Serembja këndoi për veten, për vashën, atdheun,  natyrën dhe Zotin.
Sami Frashëri Shkroi traktatin ideologjik për Shqipërinë dhe shqiptarët “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”.
Filip Shiroka Shkroi poezi përmallimi që mbështeten në mërgimin fizik e shpirtëror të autorit.
Zef Skiroi Trajtoi dramat historike shqiptare dhe dhimbjen personale. Pasuroi poezinë me elemente të folklorit arbëresh. Temat e poezisë së tij janë patriotike nga koha e Skënderbeut, si dhe tema aktuale e personale (koha e Skënderbeut).


Grupi i tretë: Format letrare

Prezantimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe, diagram Veni

Në këtë fazë të zhvillimit të mësimit do t’i rikthehemi tabelës krahasuese mes romantizmit shqiptar dhe atij europian, duke nxjerrë në pah të përbashkëtat dhe të veçantat. Nxënësit plotësojnë dhe komentojnë me gojë, duke u mbështetur në njohuritë e marra në këtë orë mësimi.


Letërsia romantike europiane Letërsia romantike shqiptare
Vuri në qendër individin kryengritës, luftëtarin e lirisë, atdhetarin. Ajo rrëfeu betejat popullore, ndeshjet me të vjetrën, forcën e qëndresës dhe të vetëmohimit.                      √
Bëri objekt hulumtimi zemrën njerëzore dhe botën e brendshme të qenies, me ëndrrat, ankthet, aspiratat e dyshimet.                      √
Konfliktet i shprehën me anë të kontrasteve të fuqishme.                      √
Interesi për folklorin.                      √
Kulti i ndjenjës.                      √
Kulti i natyrës.                      √
Ekzotizmi  
“Kulti i lirisë”                      √
Imazhi heroik i të kaluarës shërbeu si model dhe si nxitje për qëllime të mëdha.                      √
Modeli i poetit melankolik  
Modeli i poetit energjik                      √
Historia kombëtare                      √
Gërshetimi i gjinive dhe llojeve letrare                      √


Vlerësimi: 

Në këtë orë mësimi përveç kompetencave të lëndës u realizuan shumica e kompetencave kyç, si dhe u demonstruan  vlera dhe qëndrime nga ana e nxënësve.


Nxënësi/ja vlerësohet si për rezultatet e të nxënit  të  kompetencave kyç dhe të lëndës, si dhe për vlerat dhe qëndrimet që shfaq në komunikim dhe në punën në grup.


Detyrë shtëpie:

Lexoni dhe komentoni sipas veçorive të drejtimit letrar të romantizmit shqiptar njërin prej fragmenteve që ju pëlqen më shumë në f. 89-93.


(Nertila Jança, Gjimnazi "Anastas Çakalli", Kuqan; Portali Shkollor)

38,573 Lexime
6 vjet më parë