Kur fëmijët shqiptojnë keq fjalët
Të dashur prindër, mësojini fëmijët tuaj që ta shqiptojnë saktë gjuhën e tyre amtare para se të shkojnë në shkollë! Kjo sepse fëmijët janë të vetëdijshëm për defektet e tyre në të folur, kështuqë mund të ndiejnë turp ose mund të kufizohen/izolohen.
Fëmijët vërehet se çdo vit e më shumë flasin më keq. Ndonjëherë janë mësuesit ata që i vejnë re dhe jo prindërit. Ajo se çfarë mësuesit përsërisin: "Të dashur prindër, mësoni fëmijët tuaj që ta shqiptojnë saktë gjuhën e tyre amtare para se të shkojnë në shkollë!"
Ndonjëherë fëmijët shqiptojnë saktë fjalët, por vërehet mungesa e fjalorit dhe pamundësia për të shprehur mendimet e tyre. Në këtë rast, mësuesit këshillojnë prindërit: "Niseni vetë komunikimin. Flisni me fëmijët tuaj më shumë. Lexoni dhe kërkoni nga ata që të rrëfejnë mbi atë që lexojnë. Nëse vëreni një problem, këshillohuni me një terapist të të folurit në kohën e duhur. Më e rëndësishmja, mos i neglizhoni problemet, sado të vogla të jenë ato".
Mësuesi nuk shqetësohet pa asnjë arsye. Shqiptimi i duhur i zërit është baza e shkrim-leximit. Zhvillimi i të folurit mund të preket nga një mosfunksionim i dëgjimit, shikimit, madje edhe problemet e sistemit nervor, si dhe shumë sëmundje mendore. Sa më parë t'i vini re, aq më mirë është për fëmijën tuaj.
Është e rëndësishme të kuptohet që problemet e të folurit ndikojnë jo vetëm në të mësuar, por edhe në komunikimin me moshatarët. Shpesh, fëmijët që janë të vetëdijshëm për defektet e tyre në të folur, kanë turp dhe kufizohen me veten e tyre. Ndaj, prindër shumëçka mbetet në dorën tuaj, mbi të gjitha kujdesi për të vegjëlit.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV