letërsi XII

"Krim dhe ndëshkim", projekt lëndor

Sot ju sjellim planin e një projekti lëndor të realizuar në klasat e XII në shkollën “Jordan Misja” në Shkodër, nga mësuesja e letërsisë Ermira Ymeraj. Të gjithë nxënësit janë angazhuar maksimalisht dhe kanë realizuar punë në grupe të veçanta.

Portali Shkollor është përpjekur që t’ju përgjigjet në çdo kohë kërkesave të mësuesve për modele të ndryshme. Një ndër pyetjet më të shpeshta që vijnë në adresat tona janë: Si të ndërtojmë projektin lëndor? Apo Çfarë temë më sugjeoni? Sa orë është i planifikuar projekti lëndor? Si lidhet me lëndë e tjera?. 


Sot ju sjellim planin e një projekti lëndor të realizuar në klasat e XII në shkollën “Jordan Misja” në Shkodër, nga mësuesja e letërsisë Ermira Ymeraj. Të gjithë nxënësit janë angazhuar maksimalisht dhe kanë realizuar punë në grupe të veçanta. E kanë lexuar, analizuar dhe zbërthyer veprën “Krim dhe Ndëshkim” të Dostojevskit, duke sjellë në klasë punime origjinale.


Klasa u nda në 6 grupe dhe secili grup kishte të përcaktuar temën rreth së cilës do të thellohen. Bashkëpunimi me lëndët e tjera u organizua dhe u përcaktuan këndvështrimet në të cilat do të punohej. 


Ky është plani i projektit.


Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër

Gjimnazi “Jordan Misja”

Miratohet: Drejtore Ardiana Ndreu

Plani i Projektit lëndor

Viti mësimor 2017 – 2018 

Lënda: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi XII

Klasa e XII 

Mësuesi: Dr. Ermira Ymeraj

Tema:  Krim dhe Ndëshkim

1. Koncepti i teorive tek Raskolnikovi.

2. Nënteksti simbolik i Krimit dhe Ndëshkimit.

Punë me projekt: Krim e ndëshkim (Dostojevski)

Lloji - Libër psikologjik


Qëllimi i projektit

Nxënësit në mënyrë të pavarur të referojnë për një vepër konkrete duke u ndihmuar nga njohuritë që kanë marrë për referatin.


Synimi:

1) Aftësimi për bashkëpunim në një grup pune

2) Kuptimi i rolit te çdo nxënësi në  grup-projekt, në menaxhimin e punës së përcaktuar

3) Kryerja e punës sipas afateve  kohore


Objektivat

Në fund të projektit nxënësit të kenë arritur: 

a. të lexojnë veprën; 

b. të përcaktojnë objektivat që do të arrijnë;

c. të referojnë rreth veprës për çështje të caktuara; 

ç. të diskutojnë dhe të japin vlerësime për punën e vet dhe të shokëve.

Të njohë karakteristikat e rrymës së autorit, duke i dalluar sipas menyrës së shfaqjes.

Të përshkruajë sipas simbolikave të përdoruara përsonazhet

Të evidentojë nëntekstin dhe të thojë të pathënat,  ndikimet e tyre te lexuesi  

Të dallojë faktorët që  përcaktojnë ndryshimin thelbësor të Raskolnikovit.

Të interpretojë dimensionet e e autorit në ndërtimin e heronjëve.

Të argumentojë konceptin filozofik dhe psikologjik dhe t’i veçojë ato përmes diagramit të Venit te Dostojevski

Të shkruajë intervista imagjinare, duke ndërtuar pyetësorë për to ose  letra  apo të punojë për ndërtimin e një gazete.

• Faza e konceptimit të projektit - vlerësimi dhe zhvillimi i ideve.

• Faza e studimit të projektit - studimi i ideve të zhvilluara në fazën e konceptimit.

• Faza e planifikimit të projektit - projektimi në detaje 

• Faza e zbatimit të projektit - ndërtimi dhe përfundimi.


Metodat

Metodat e zgjedhura për realizimin e qëllimit dhe objektivave: Hermenautike, argumentuese, antropologjike, diagrami i Venit.


Aktivitetet që do të zbatohen: Shfaqje e punimit përmes ballafaqimit të grupeve dhe lidërve.


Vendndodhja e projektit: Shkodër

Vendndodhja e aktiviteteve të ndryshme: Ambientet e sallës së rinisë pranë shkollës së mesme “Jordan Misja”


Grupet e interesuara

Klasa ndahet në gjashtë grupe, sipas tematikës së përcaktuar


Kohëzgjatja e projektit: 6 orë

Referimi: 2 orë

Partnerë në projekt:

Mësuesi e psikologjisë: 

a) për zbërthimin e termave dhe dukurive psikologjike; 

b) për sqarimin e shpjegimin e situatave të ndryshme jetësore;

Mësuesi/ja e filozofisë: 

a) për sqarimin termave filozofikë; 

b) për sqarimin e shpjegimin e teorive të ndryshme filozofike;

Mësuesi i informatikës: 

a) në përdorimin e Word-processor në shkrimin e shënimeve dhe të raportit; 

b) në përdorimin e Power Point-it për të përgatitur përmbledhjen e materialit.


Veprimtaritë e projektit:

Shkrimi i referatit

- Përgatitja e skedave sipas çështjes që do të merret në shqyrtim;

- Trajtimi i çështjeve të dhëna sipas një strukture të përcaktuar: hyrja – zhvillimi - mbyllja

- Rishikimi i punimit

- Redaktimi

- Korrektimi

- Leximi përfundimtar

- Paraqitja para klasës dhe diskutimi rreth tij


Grupet e punës


1. Grupi i parë: Tema: Një vepër psikologjike, që vjen nga një përvojë e pasur - Lexuesi të cilit i drejtohet ky libër; moshat që mund ta lexojnë.

- Evidentimi i përvojave të autorit me pacientët e tij.

- Ndikimi i seancave psikoterapeutike në jetën e pacientëve. (Ilustrime me raste pozitive dhe negative.)

- Mesazhi dhe ndikimi i këtij libri në jetën e një lexuesi.


2. Grupi i dytë: Tema: Shkrimtari dhe vepra e tij 

- Të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e Dostojevskit.

- Të dhëna për veprat e tij - shkurtimisht se përse flasin ato.

- Të dhëna për pritjen e këtyre librave prej lexuesit.

- Në sa gjuhë të botës janë përkthyer veprat e tij

- Pse libri “Krim e ndëshkim” është rënditur si një ndër librat më të mirë.


3. Grupi i tretë: Tema: Analiza tematike e pjesës I të librit – Krimi

- Problemet dhe dhimbja

- Mëkatet e Raskolnikovit

- Zgjidhja e problemeve dhe koha etj.


4. Grupi i katërt: Tema: Analiza tematike e pjesës II të librit – Ndëshkimi

- Përkufizimi i dashurisë

- Kufijtë e Egos

- Varësia etj.


5. Grupi i pestë: Tema: Studimi i teorive që ka shfrytëzuar autori dhe komentimi i qëllimit se përse i kanë shërbyer ato

- Autorë të librave filozofikë e psikologjikë

- Autorë të librave fetarë


6. Grupi i gjashtë: Tema: Analizë e gjuhës së veprës

- Gjuha e autorit – auditorit që i drejtohet -

- Regjistri: shkencor apo bisedor (e vulgarizuar)

- Kombinimi i shpjegimit shkencor me shembuj, referime dhe rastet komunikative me lexuesin.


Dorëzimi dhe diskutimi i punimit:

Çdo përgjegjës grupi paraqit para klasës materialin e përgatitur nga grupi. Veç punimit me shkrim, i cili duhet të mbajë edhe emrin e redaktorit dhe korrektorit të grupit, materiali mund të paraqitet i përmbledhur me power point dhe të shoqërohet edhe me materiale ilustruese.


Treguesit e vlerësimit të projektit:

Çdo nxënës mban shënime rreth punimit, seriozitetit të paraqitjes dhe bën vlerësimin individual

Diskutimi në klasë për punën e shokëve

Vlerësimi përfundimtar për punën individuale dhe në grup.


Aktivitetet, detyrat, koha e zbatimit dhe përgjegjësitë.


Koha Hapat e procesit të realizimit të projektit
Shtator/Tetor Formulimi i temës dhe i pikave kryesore në planifikimin e përbashkët të mësuesit dhe nxënësit
Nëntor Bibliografia me shpjegime/ me përmbledhje
Dhjetor Drafti i parë
Janar Takim i mësuesit me nxënësin për shkrimin dhe rishkrimin
Shkurt Afati i draftit të përmirësuar
Mars Takime të mësuesit me nxënësit për shkrimin/ rishkrimin
Prill Varianti përfundimtar
Maj /qershor Prezantimet / Vlerësimet


Grafiku kohor: 

Aktivitetet, detyrat, koha e zbatimit dhe përgjegjësitë


Kohëzgjatja e projektit Data e fillimit dhe mbarimit të projektit Grafiku i aktiviteteve Të angazhuarit  
Shtator- Prill 10 Tetor  - 10qershor 10 Tetor:  Marrja e temës, Ndarja e grupeve. (Aktiviteti 1. Fushatë për fillimin e projektit )

11. Tetor
: Përcaktimi i liderit sipas grupeve . (1.1 Përgatitja e fletë-palosjeve )

Nëntor
:  Dhënia e literaturës, gjetja e burimeve të tjera si : biblioteka, interneti. (1.2 Shpërndarja e fletë-palosjeve)

Janar
: Monitorimi, Ballafaqimi me ecurinë e punës, vështërsitë, konsultime. (1.3 Takime mes grupit e komunitetit)

Qershor:
Prezantimi i punimit vijueshmëria

Qershor:
Vlerësimi i projektit sipas grupeve  

Mësuesi      




Nxënësit
   





Mësuesit – Nxënësit
     





Mësuesi- nxënësit
       





Nxënësit
   


Mësueja
 


Cikli i Projektit me gjashtë fazat përbërëse të tij

Fazat e punës


FAZAT LLOJI SHËNIME
E parë Vlerëso nevojat dhe mundësitë Nxënësi sqarohet për burimologjine e  materialeve
E dytë Identifikon idenë e projektit Diskuton me shokët/prindërit dhemiqtë dhe përzgjedhet ideja më e mirë
E tretë Harton projektin Me marrjen e temës, nxënësi harton në bashkëpunim me grupete interesit, pikat e trajtesessë projektit
E katërt Financimi i projektit  
E pestë Zbatimi dhe aktivitete  
E gjashtë Vlerëson rezultatet  


Burimet:  

Burimet njerëzore ( libra, literatura, autorë).   

Burimet financiare ( sipas grupeve të punës). 

Infrastruktura (sipas grupeve)

Kostot. Buxheti total i projektit: sipas grupeve të punës

Aftësitë që duhen zhvilluar:

Njohja, dallimi, argumentimi, gjykimi, vlerësimi, shkrimi. 

Përfituesit e projektit. Nxënësit, komunitetit.

Përshkrimi i aktiviteteve të projektit:

Sipas një rendi të caktuar që në momentin e përcaktimit të temës përfundimtare nis: 

1. Shpërndarja e burimeve

2. Nxënësit e angazhuar në projekt

3. Plani i detajuar, pajisjet e nevojshme

4. Nevoja të tjera me karakter teknik 

5. Ndarja e përgjegjësive 

6. Përfituesit e projektit

7. Grupi i projektit dhe partnerët bashkëpunues

Materiali në vijim është realizuar nga nxënësi Mario Mici. Është një produkt imagjinar që vjen si një material video, version i animuar mbi librin. Një punë origjinale e nxënësit. 

Në vijim është një tjetër detyrë e përgatitur nga Aulona.

Të gjitha grupet i kanë realizuar detyrat e tyre. Kanë bashkëpunuar dhe kanë arritur të sjellin analiza të thelluara në orën e mësimit. Gjithçka ka shkuar sipas planit që ka hartuar mësuese Ermira. E në fund, mësuesja ka diçka për të thënë për realizimin e këtij projekti:


Bashkëpunim, përballje, përgjegjësi dhe në fund kënaqësi.

Grupet e ndryshme punuan me seriozitet, u motivuan dhe morën përgjegjësi që mbi formimin e tyre tu përgjigjeshin kërkesave të projektit. Secili nga grupet solli produktet e leximit dhe studimit. Në fund nga 90 nxënës të tre maturave, 52 e lexuan veprën, kjo përbënte për mu një motiv të mirë, përgjigjet e tyre iu referuan veprës dhe diskutuan dhe dhanë vlerësime e qëndrime përmes eseve, analizave teorike si dhe intervistave. Tashmë nxënësit njohin veprën dhe drejtimin letrar të tij, përshkruajnë sipas simbolikave të sëpatës dhe gjendjeve psikologjike të Raskolnikovit, evidentojnë nëntekstin dhe japin ndikimin e autorit në mendësinë e tyre. Dallojnë faktorët që e shtynë Raskolnikovin drejt krimit, analizojnë ndëshkimin, argumentojnë krimin sipas teorive. Mbi të gjitha produkti imagjinar pasqyrohet në videon e  nxënësit Mario Mici, që jep një version të animuar mbi librin.

Faleminderit!  


(Portali Shkollor)

10,930 Lexime
6 vjet më parë