Konsumoni frutat dhe perimet e stinës

Konsumi i frutave dhe perimeve të stinës do të thotë shfrytëzim maksimal i vlerave ushqyese të tyre

Të hani fruta sezonale do të thotë të keni:

Shije më të mirë të ushqimit – ekspertët e kuzhinës pajtohen me atë që pemët dhe perimet sezonale janë më të mirat;

Kualitet më të mirë të ushqimit – të gjithë ekspertët pajtohen që ushqimi ka kualitet dukshëm më të mirë kur hahet në periudhën e vitit kur është paraparë të rritet;

Çmim më të mirë të ushqimit – hulumtimet kanë treguar që ushqimet e caktuara janë më të lira në periudhën e vitit kur rriten;

Mbrojtje të mjedisit – rritja e ushqimeve në kushtet natyrore kërkon përdorimin e më pak kimikateve të cilat ndotin mjedisin.

Lulelakra

Kjo është një nga llojet e rralla të perimeve që është në dispozicion gjatë tërë vitit. Për shumë njerëz nuk ka aromë e as shije të këndshme, edhe pse është jashtëzakonisht e shëndetshme.

Karota

E freskët dhe e shijshme, karota është zgjidhje e shkëlqyeshme gjatë janarit. Është e shijshme, me shije pak të ëmbël, është ushqim, pije, supë, por madje edhe desert i shkëlqyeshëm.

Lakra jeshile

Lakra jeshile ka shijen më të mirë dhe është më së shumti e shëndetshme gjatë janarit. Është e shëndetshme, e shijshme dhe mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme, si supë, salcë ose

Lakra e kuqe

Kjo perime dimërore ka shije dhe aromë të pazakonshme. Edhe pse shumë njerëz nuk janë adhurues të lakrës së kuqe, ajo është jashtëzakonisht e shëndetshme dhe meriton vend në pjatën tuaj.

Lakra

Është e shijshme, e shkëlqyeshme për shëndetin dhe nxit vitalitetin. Për shumë njerëz lakra është perime e gjelbër e preferuar, ndërsa lajmi i mirë është që mund të përgatitet në mënyra të ndryshme, të cilat janë njëkohësisht edhe të thjeshta.

Preshi

Është burim pasur i antioksidanteve dhe vitaminave, për ç'arsye do të mbrojë nga gripi dhe ftohja. Shkëlqyeshëm kombinohet me patate dhe djathë.

5,907 Lexime
8 vjet më parë