Shkollat në natyrë

Klasat pa mure, një epokë e harruar e shkollave të hapura

Në fillim të shekullit të 20-të shkollat e hapura në natyrë u bënë mjaft të zakonshme në Evropën Veriore. Ato u krijuan dhe funksionuan si të tilla për të parandaluar dhe luftuar përhapjen e tuberkulozit. E gjitha kjo ide filloi në vitin 1904 me ndërtimin e “shkollës pyjore” në Charlottenburg, Gjermani.

Në fillim të shekullit të 20-të, shkollat në natyrë, në ajër të pastër, u bënë mjaft të zakonshme në Evropën Veriore. Ato u krijuan dhe funksionuan si të tilla për të parandaluar dhe luftuar përhapjen e tuberkulozit, pak para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Shkollat u projektuan që të ishin të ekspozuara ndaj ajrit të pastër, ventilimit të mirë natyral. Ekspozimi i tyre jashtë ishte diçka parësore në atë kohë!

Kjo ide e këtyre shkollave u bë e njohur shumë shpejt, ndërsa u krijua edhe lëvizja “Open air school”  nëpërmjet së cilës synohej sensibilizimi për fëmijë të shëndetshëm, duke inkurajuar të gjithë nxënësit që të qëndronin jashtë sa më shumë të mundnin. 


E gjitha filloi në vitin 1904 me ndërtimin e shkollës Waldeschule (fjalë për fjalë, "shkollë pyjore") në Charlottenburg, Gjermani. Kjo shkollë e parë pa mure dhe e gjendur në natyrë u krijua për t'u ofruar studentëve të saj ekspozimin më të madh në diell. Klasat u mësuan me pyllin përreth, për të cilin besohej se ndihmonte sidomos në pavarësinë dhe vetëvlerësimin e të rinjve nga qytetet. 

Shumë vende të frymëzuara nga shkolla e hapur në natyrë, vendosën të hapnin të tyret, kur në vitin 1937 në Europë u krijuan mbi 100 shkolla të tilla, kryesisht në Britani. Por edhe Amerika përkrahu një qasje të tillë, ku shkolla e parë në pyll u hap në vitin 1908 në Providence, Rhode Island. 


Këto shkolla funksionin në pranverë dhe në verë, duke qenë se temperaturat jashtë ishin më të favorshme për t’i përballuar mësuesit dhe nxënësit.  

Përgatiti: N.Allkja Biçaku 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,263 Lexime
4 vjet më parë