Këshilla se si t'i motivoni nxënësit të duan të lexojnë
Si mësimdhënës, ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për t'i motivuar nxënësit që ta duan leximin. Të gjithë e dimë se shpërblimet e leximit janë të shumta.
1. Lërini nxënësit t'ju shohin duke lexuar
Nëse do t'i inkurajoni nxënësit tuaj që të lexojnë, atëherë më mirë sigurohuni që po udhëheqni me shembull. Në vend që të vlerësoni testet e tyre kur nxënësit lexojnë në heshtje, lexoni një libër. Flisni me ta për librin që po lexoni dhe se si mezi prisni ta vazhdoni leximin para kohës së gjumit.
2. Lërini nxënësit të lexojnë të gjithë librin përpara se ta diskutojnë atë
Jepuni nxënësve mundësinë të lexojnë librin përpara se ta ndërpreni dhe të flisni rreth ngjarjes. Ndonjëherë kur gjithçka që bëni është të flisni për mjedisin ose zhanrin, ju po i hiqni të gjithë argëtimin dhe kënaqësinë e historisë. Jepuni nxënësve mundësinë ta lexojnë atë një herë, më pas mund të shkoni kapitull pas kapitulli dhe të zbërtheni.
3. Ftoni një autor në klasë
Një mënyrë e shkëlqyer për të nxitur dashurinë për leximin është të ftoni një autor në klasën tuaj për të diskutuar mbi librin e tij. Kjo mund t’i frymëzojë nxënësit tuaj që të lexojnë apo edhe të jenë vetë autorë një ditë.
4. Mësojuni nxënësve strategjitë e leximit
Ka shumë raste kur nxënësve nuk u pëlqen të lexojnë sepse është e vështirë për ta. Mësojini atyre strategjitë e leximit (shembull leximin e përsëritur) për t'i ndihmuar ata të ndihen të sigurt dhe të lexojnë rrjedhshëm.
5. Krijoni klubin e librit
Klubet e librit dhe grupet e leximit janë një mënyrë e shkëlqyer që nxënësit të shoqërohen dhe të ndajnë mendimet e tyre. Ky ndërveprim e bën leximin shumë më të këndshëm dhe rrit aftësitë e tyre të të kuptuarit.
6. Lërini nxënësit të zgjedhin librat e tyre
Studimet kanë treguar se kur nxënësit zgjedhin librat e tyre, ka më shumë gjasa që ata t’i lexojnë. Sigurohuni që të keni një bollëk zhanresh dhe temash të ndryshme në bibliotekën e klasës suaj, nga të cilat nxënësit mund të zgjedhin.
7. Ndihmoni nxënësit të kuptojnë rëndësinë e leximit
Ndonjëherë vetëm njohja e fakteve mund të inkurajojë dikë që ta shohë botën e tyre ndryshe. Për shembull, duke ditur se mbajtja e një stili jetese të shëndetshme mund të na ndihmojë të jetojmë një jetë më të gjatë, mund të na motivojë të bëjmë zgjedhje më të mira për jetën. Paraqitja e përfitimeve të leximit mund të jetë mënyra më e mirë për të rritur vlerësimin dhe për të inkurajuar studentët që të marrin një libër vetë.
Burimi: Klikoni këtu
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
10 mendime të Maria Montessori-t për të edukuar fëmijët me shumë dashuri