Keni fëmijë tekanjoz? Provojeni këtë “strategji”
Tekat e fëmijëve që nuk mund të kontrollohen nga prindërit janë të bezdisshme! Çdo prind ka mënyrën e tij të vepruarit, kjo që do t’ju tregojmë sot është mënyra më origjinale që keni dëgjuar ndonjëherë.
Tekat e fëmijëve që nuk mund të kontrollohen nga prindërit janë të bezdisshme! Çdo prind ka mënyrën e tij të vepruarit, kjo që do t’ju tregojmë sot është mënyra më origjinale që keni dëgjuar ndonjëherë.
Të qetësojmë fëmijën, ideja origjinale e një babai
Kjo është ajo që një baba ka shpikur për të qetësuar fëmijën e tij të inatosur, që fatmirësisht ka funksionuar për mrekulli. Bëhet fjalë për tekat e një fëmije 3-vjeçar që qante pa pushim dhe ankohej për githçka. Ai nuk ndihej mirë askund dhe me asgjë. Të gjitha gjërat për të ishin një nxitje për t’u ndier “keq” dhe për t’u ankuar. Kështu babai i tij e çoi në kuzhinë dhe i dha në dorë një patate. Ai ka përdorur një truk kulinarie. Patatja shtohet në një supë apo gjellë në mënyrë që të thithë kripën e tepërt. Edhe babai ka bërë të njëjtën gjë me fëmijën. Ai ishte shumë tekanjoz dhe kështu i shpjegoi se edhe ai ishte shumë “i kripur”, pra sjellja e tij ishte e tepruar si kripa e tepërt në gjellë. Kështu zgjodhi pataten më të madhe dhe ja dha në dorë duke i thënë ta mbante derisa të ndryshonte sjellje. Ai duhej ta hiqte nga dora pataten në momentin që do të ishte gati të sillej në mënyrë të edukuar.
Truku ka funksionuar për mrekulli!
Fëmija nuk e priste një sjellje të tillë nga babai dhe ngeli pa fjalë. Reagimi i babait bëri që fëmija të ndryshojë humorin e tij dhe njëkohësisht ishte shumë konfuz. Ai nga njëra anë dëshironte të lëshonte pataten, por nga ana tjetër nuk mund ta bënte pasi babai i dha një urdhër të qartë, nuk duhej ta lëshonte derisa të ndryshonte sjellje. E gjithë historia u bë virale si pasojë e një bisede që ai bëri me mikun e tij në chat.
Prindër të ndryshëm e kanë vlerësuar në mënyra të ndryshme, disa kanë vlerësuar mbi të gjitha mënyrën e qytetëruar që babai ka përdorur për të menaxhuar tekat e vazhdueshme të fëmijës, ndërsa një prind tjetër ka shprehur se kjo mund të jetë një praktikë që mund të funksionojë me të gjithë fëmijët. Praktikë që mund të provohet apo jo?
(Portali Shkollor)
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë
Mbi rritjen e dhunës në shkolla...
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?