“Kë do ti më shumë? Mamin apo babin, apo do nënën...
“Kë do ti më shumë? Mamin apo babin, apo do nënën, se ajo të ka rritur”. Kjo shprehje e tmershme, që përdoret nga të gjithë, madje është bërë edhe reklamë, vetëm e gjymton fëmijën
Prindër! Mos ja bëni këtë pyetje fëmijës dhe mos lejoni të tjerët, tja bëjnë këtë pyetje fëmijës tuaj. Fëmija është i vogël e duhet ta duan të rriturit, madje e kanë për detyrë ta duan. Ajo, që është më dramatike te i rrituri, qëndron te fakti që është i pavetëdijshëm për pyetjen. Kur i pyet të rriturit, se çfar qëllimi ka kjo pyetje?
Ai, i rrituri, ngre supet dhe thotë shprehjen, e pakuptimtë, “ja, ashtu kot”. Fëmija i vogël ende nuk i di fjalët, nuk u di kuptimin dhe kur i bëhet një pyetje, ajo vetëm e shqetëson.
E para nuk e kupton, e dyta, ai fëmija e di, që duhet ta duan, mami, babi, gjysherit, që ai duke u rritur të sillet si ata, po kur të rritet, jo tani që është i vogël. Njerëzorja, të nderuar të rritur, nuk është gjë e lindur, ajo mësohet dhe zhvillohet nëpërmjet edukimit dhe sigurisë.
Kjo pyetje, shkatërron këto dy elementë, besimin te të rriturit dhe për pasojë edhe edukimin, si njeri I përgjegjshëm e qytetar. Kjo pyetje, e vendos fëmijën në dilemën e rëndë të zgjedhjes.
Dhe për fat, fëmija nuk ka ende mekanizma as për të kuptuar se çfar i pyetet dhe as për t’u përgjigjur. Edhe një gjë, kujtoni veten kur duhet të zgjidhni sa të vështirë e kini. Atëherë, si i kërkoni fëmijës të bëjë një gjë, që edhe për ju të rritur, është e vështirë?
(Nga Lira Gjika, pediatre)
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?