Gjeografi XI

Karakteristikat kryesore të popullimit të Rajonit Perëndimore

“Karakteristikat kryesore të popullimit të Rajonit Perëndimore” dhe “Migrimet e popullsisë drejt Rajonit Perëndimor, shkaqet dhe pasojat” janë dy temat mësimore të cilat do të zhvillohen gjatë orës së mësimit nga Blerina Dibra.

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Gjeografi

Shkalla :V

Klasa:  XI

Tematika: Rajonet gjeografike të Republikës së Shqipërisë.

Temat mësimore:

1- Karakteristikat kryesore të popullimit të Rajonit Perëndimore 

2- Migrimet e popullsisë drejt Rajonit Perëndimor, shkaqet dhe pasojat  

Situata e të nxënit:

A mendoni se rastësisht Rajoni Perëndimorë ka numrin më të madh të popullsisë në gjithë territorin e Shqipërisë?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:

Nxënësi/ja:

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpjegon qartë e saktë popullimin e Rajonit Perëndimor në periudha të ndryshme historike dhe migrimet e shumta drejt tij. 

Kompetenca e të nxënit: Ndërlidh njohuritë paraprake me temën e re. 

Kompetenca personale: Ndan përvojat dhe mendimet në grup. 

Kompetenca qytetare: Respekton njëri-tjetrin në komunikim  dhe kontribuon në rritjen e cilësisë së aktivitetit në grup.

Kompetenca digjitale: Përzgjedh, analizon dhe vlerëson informacionin e marrë elektronikisht.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/ja:

• Evidenton karakteristikat kryesore të popullimit të R.P;

• Analizon arsyet e ndryshimeve strukturore të popullsisë;

• Përshkruan shpërndarjen e popullsisë brenda R.P dhe sipas vendbanimeve;

• Parashikon prirjet strukturoretë popullsisë së rajonit;

• Analizon shkaqet e lëvizjes së popullsisë drejt R.P;

• Analizon pasojat e migrimit

• Parashikon ecurinë e migrimit drejt R.P, në të ardhmen

Fjalët kyçe: popullim i hershëm, tipare strukturore, vendbanime qytetare, fshatare, shpërndarje e popullsisë, migrim, efektet e migrimit, strategji zhvillimi, investime.

Burimet / mjetet / materialet: Teksti, materiale nga internet për të dhëna nga CENSUS  i viteve 2001, 2011, Hartë politike-administrative e Shqipërisë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurikulare: Gjuhë-Komunikim, TIK, Histori, Qytetari.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: (ORA I)

Struktura e mësimit


Fazat StrategjitëVeprimtaritë Organizimi
Parashikimi rrjeti i diskutimit diskutim i ideve gjithë klasa
Ndërtimi i njohurive lexim i drejtuar lexim/shënime gjithë klasa
Përforcimi organizues grafik i informacionit organizues grafik i informacionit gjithë klasa


Parashikimi (rrjeti i diskutimit)                                                     10 Minuta

- Mësuesja shtron për diskutim situatën e  të nxënit .Nisur dhe nga njohuritë  paraprake që zotërojnë nxënësit evidentohen karakteristika të popullimit të Rajonit Perëndimorë.


Ndërtimi i njohurive  (lexim i drejtuar / shënime) 25 minuta

Udhëzohen nxënësit të lexojnë informacionin në tekst;

  • Popullimi i hershëm dhe i dendur i rajonit
  • Trashëgimi e pasur kulturore e rajonit
  • Tipare strukturore të popullsisë

Bëhet krahasimi mes materialit të lexuar dhe atij që nxënësit e zotërojnë. Saktësimet që bëhen gjatë leximit shënohen nga nxënësit në fletoren e tyre. 

Përforcimi  (organizues grafik i informacionit)                                10 minuta.

Udhëzohen nxënësit të plotësojnë në fletoret e tyre tabelën e mëposhtme:


NR Arsyet e lëvizjes drejt Rajonit Perëndimor Strukturat që kanë ndryshuar Prirjet e ndryshimit të tyre në të ardhmen
1      
2      
3      
4      
5      


ORA II

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: (ORA II)

Struktura e mësimit


Fazat StrategjitëVeprimtaritë Organizimi
Parashikimi ese punë gjithë klasa
Ndërtimi i njohurive vëzhgo-analizo-diskuto lexim/analizë/diskutim gjithë klasa
Përforcimi rrjeti i diskutimit diskutim idesh punë në grupe

Parashikimi (ese shpjeguese)                                                        10 minuta

Nxënësit në këtë fazë do punojnë një ese ku nga eksperienca e tyre apo e të afërmve të tyre do shpjegojnë faktorët që  nxitën  migrimin drejt R.P dhe pasojat me të cilat u përballën. Disa nga esetë lexohen në klasë.


Ndërtimi i njohurive (vëzhgo-analizo-diskuto)                   25 Minuta

Për të saktësuar njohuritë ,nxënësit udhëzohen të lexojnë informacionin në tekst. Gjatë diskutimit analizohen dhe të dhënat nga 2 CENSUS-et e fundit 2001 e 2011 mbi lëvizjet migratore. Nxënësit mbajnë shënime lidhur me faktet e reja që hasin.

Ardhjet e shumta të popullsisë

Efektet e migrimit


Përforcimi (rrjeti i diskutimit)                                                       10 minuta

Mësuesja hedh për diskutim pyetjen: “Migrimi drejt Rajonit Perëndimor ka ndikuar pozitivisht apo negativisht për rajonin?”

Nxënësit ndahen në dy grupe. Grupi i do argumentojë rrjedhojat pozitive të migrimit drejt R.P, ndërsa grupi II rrjedhojat negative. Përfundimet e diskutimit hidhen në fletore nga nxënësit.


Vlerësimi

Në fundin e orës vlerësohen nxënësit individualisht për pjesëmarrjen në diskutime, për kontributin e tyre në ndërtimin e njohurive të reja ,në saktësinë dhe argumentimin e përgjigjeve të dhëna.

Detyrë: Sa është prekur Shkodra nga migrimi i popullsisë? Argumentoni përgjigjen.

Falënderohen nxënësit !

Punoi: Blerina Dibra

Mësuese gjeografie në Shkollën e Mesme Artistike “Prenkë Jakova”, Shkodër


(Portali Shkollor)

7,663 Lexime
6 vjet më parë