Karakteristikat e prindërve që kanë fëmijë të suksesshëm
Kuk ka asnjë recetë se si t’i rrisim fëmijët në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm. Por një hulumtim i psikologëve ka theksuar disa faktorë të cilët parashikojnë sukses. Ky hulumtim ka sjellë disa befasi, një prej të cilave tregon se çfarë kanë të përbashkët prindërit e fëmijëve të suksesshëm.
Çdo prind dëshiron që fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm, të arrijnë rezultate të larta në mësime dhe ardhmja të jetë e sigurt. Por nuk ka asnjë recetë se si t’i rrisim fëmijët në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm. Një hulumtim i psikologëve ka theksuar disa faktorë të cilët parashikojnë sukses.
Ky hulumtim ka sjellë disa befasi, një prej të cilave tregon se çfarë kanë të përbashkët prindërit e fëmijëve të suksesshëm.
1. Ata i vënë fëmijët në punë
Lythcott-Haims, dekane e Universitetit Standford, shpjegon se fëmijët që rriten me punën bëhen punëmarrës që bashkëpunojnë mirë me kolegët e tyre, janë më empatikë dhe kanë kurajë të marrin detyra të pavarura.
2. Ata u mësojnë fëmijëve aftësi sociale
Studimi 20-vjeçar nga Universitetet e Pensilvanisë dhe Duke gjetën se fëmijët që bashkëpunonin me bashkëmoshatarët pa u ndihmuar, që ndihmonin të tjerët, që kuptonin emocionet e të tjerëve dhe që i zgjidhnin vetë problemet e tyre, kishin më shumë gjasa të diplomoheshin në universitet dhe të ishin të punësuar në moshën 25-vjeçare.
3. Ata kanë pritshmëri të larta
Studimet nga Universiteti i Kalifornisë tregojnë se prindërit që kishin pritshmëri të larta për fëmijët e tyre ndikonin pozitivisht në arritjet e fëmijëve të tyre, pavarësisht të ardhurave apo ndihmave të tjera.
4. Ata kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin
Sipas Universitetit të Illinois, fëmijët në familje konfliktuale, qoftë që jetojnë bashkë apo janë të divorcuar, kanë më shumë vështirësi se fëmijët e prindërve që shkojnë mirë me njëri-tjetrin.
5. Ata kanë nivele edukimi më të larta
Një studim nga Universiteti i Miçiganit gjeti se nënat që kishin arsim të mesëm apo të lartë kishin më shumë gjasa të rrisnin fëmijë me po këto nivele edukimi.
6. Ata u mësojnë fëmijëve matematikë që në moshë të hershme
Një analizë e 35.000 fëmijëve në SHBA, Kanada dhe Angli gjeti se zhvillimi Iaftësive matematikore në moshë të hershme tek fëmijët sillte avantazhe të mëdha për ta.
7. Ata krijojnë një marrëdhënie me fëmijët e tyre
Një studim i vitit 2014 i zhvilluar në zona të varfra gjeti se fëmijët që merrnin “përkujdesje sensitive” në tre vitet e para të jetës, jo vetëm që dilnin më mirë në testet akademike të mëvonshme, por zhvillonin marrëdhënie më të shëndetshme dhe kishin arritje më të mëdha akademike edhe në të 30-tat.
8. Ata janë më pak të stresuar
Sipas studimit të Brigid Schulte në The Washington Post, numri i orëve që kalojnë nënat me fëmijët e tyre nga mosha 3 deri në 11 vjeç ndikon shumë pak në sjelljen, mirëqenien apo arritjet e tyre. Stresi i tyre gjatë kohës që janë me fëmijën është ai që ndikon më shumë.
9. Ata vlerësojnë përpjekjet më shumë sesa shmangien e dështimeve
Nga mendojnë fëmijët se vjen suksesi parashikon dhe arritjet e tyre.
10. Nënat shkojnë në punë
Sipas studimeve të Shkollës së Biznesit ne Harward, fëmijët që rriten nga nëna që shkojnë në punë kanë përfitime më të mëdha.
11. Ata kanë një nivel më të lartë socio-ekonomik
Niveli socio-ekonomik është ai që drejton shumicën e performancës dhe arritjeve edukative.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, 20 nëntori i ndërgjegjësimit universal për të vegjëlit tanë
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en