Jeni me dietë? Kujdes, disa ushqime iu hapin më shumë oreksin

Para se të vendosni të mbani dietë ju duhet të dini edhe “sekretet” e ushqimit, çfarë shkakton ngrënia e secilit ushqim

Humbja në peshë është një sfidë kryesisht për femrat. Dieta, palestër... gjithçka për të pasur një trup në formë dhe të tonifikuar. Para se të vendosni të mbani dietë ju duhet të dini edhe “sekretet” e ushqimit, çfarë shkakton ngrënia e secilit ushqim.

Disa ushqime, pasi t’i keni konsumuar, shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, e mund të ndjejmë edhe më shumë urinë.

Jogurti pa yndyrë

Jogurti me sasi të reduktuar të yndyrës përmban më shumë karbohidrate dhe ushqime të tilla krijojnë dëshirë më të madhe për të konsumuar edhe më shumë. Për ta shmangur këtë, përcaktohuni për jogurtin grek.

Sheqeri

Sheqeri, por edhe llojet e tjera të ëmbëltuesve, krijojnë një lloj varësi shkaku i rënies së dopaminës.

Keçapi

Mendoni dy herë para se të vendosni që patatet t’i erëzoni me keçap, sepse kjo salcë përmban shurupin e misrit që përmban sasi më të madhe të fruktozës, që me lehtësi ua hap oreksin.

Ushqime të grimcuara

E vërteta është se nuk mund ta hani vetëm një. Ushqimet e njelmëta të grimcuara përmbajnë sasi më të madhe natriumi, e thuajse kurrë nuk përmbajnë fibra dhe proteina. Pasi kanë kripë, do të hidratoheni, e në vend se të pini ujë, ju do të hani edhe më shumë ushqime të tilla.

2,217 Lexime
8 vjet më parë