Bota e seksualitetit

Jemi duke u puthur... nuk dua të vazhdoj më tutje...

Nuk është e lehtë të sillesh me mendje të ftohtë, kur je me personin që të pëlqen: pasioni nuk të ndihmon aspak për këtë, përkundrazi. Por, nëse gjërat janë diskutuar që m ë parë, është më e lehtë të frenohesh, pa bërë të ndihet keq askush.

Si mund t’i them të dashurit tim, kur jemi duke u puthur, se nuk dua të vazhdoj më tutje, pa e bërë të ndihet keq?


Përpara së gjithash, duhet të kesh parasysh që të gjithë, djem apo vajza, kanë të drejtë të thonë “jo” në çdo moment. Veçanërisht kur dihet se seksi është një çështje kaq delikate e intime, duhet të mbizotërojë gjithmonë ajo çfarë mendon ti dhe jo mendimet apo presionet e tjetrit. Mos harro që seksi është një mënyrë për t’u lidhur më shumë me partnerin dhe nuk duhet të jetë diçka e imponuar.


Pa dyshim që, kur marrëdhënia është e krijuar me pëlqimin e të dyja palëve, mes të cilëve ka shkëmbime të rëndësishme afektive dhe dëshirë, “të mbetesh pa gjë” mund të jetë e rëndë. Është më mirë të flasësh më parë për këtë gjë, në mënyrë që të dy t’i keni të qarta “rregullat e lojës”. Nuk është e lehtë të sillesh me mendje të ftohtë, kur je me personin që të pëlqen: pasioni nuk të ndihmon aspak për këtë, përkundrazi. Por, nëse gjërat janë diskutuar që m ë parë, është më e lehtë të frenohesh, pa bërë të ndihet keq askush.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,736 Lexime
7 vjet më parë