PRIND-FËMIJË

Ja pyetjet që ju ndihmojnë të zgjeroni bisedën me fëmijën tuaj

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të pyesni fëmijët se çfarë po ndodh në jetën e tyre kur janë në shkollë. Sa herë keni provuar t'i afroheni fëmijës tuaj duke e pyetur "Si shkoi dita sot?"… Këtë pyetje zëvendësojeni me të tjera më poshtë

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të pyesni fëmijët se çfarë po ndodh në jetën e tyre kur janë në shkollë. Sa herë keni provuar t'i afroheni fëmijës tuaj duke e pyetur "Si shkoi dita sot?"…


Prindërit duhet të njohin mënyrën si t’i qasen fëmijës. Një përgjigje e shkurtër “mirë” nuk të shpie gjëkundi. Ndaj, ata duhet të dinë se çfarë pyetjesh të bëjnë në mënyrë që fëmija të përgjigjet më gjatë, jo thjesht “po’, “jo”, “mirë”.


Ja pyetjet që ju ndihmojnë të zgjeroni bisedën me fëmijën tuaj.

1. Cila ishte gjëja më emocionuese që ndodhi sot në shkollë? 

2. Cili ishte momenti më i keq në shkollë sot?

3. Cila ishte gjëja më interesante që mësove sot në shkollë?

4. Nga gjithçka që mësove sot, cila është gjëja për të cilën do të dish më shumë?

5. Cili ishte momenti kur u ndjeve krenar?

6. Pati ndonjë gjë për të cilën u shqetësove sot?

7. Cili ishte momenti më sfidues i ditës?

8.Çfarë mësimesh të ka dhënë mësuesja për nesër?

9.Të ndihmuan shokët sot kur kishe nevojë, po ti i ndihmove?

10. Të pëlqen mësuesja, është e komunikueshme dhe e dashur?

11. Ke ndonjë shok më të ngushtë se të tjerët në klasë?


Përpiquni të jeni të vëmendshëm dhe mos e detyroni fëmijën t’ju japë përgjigje, pra gjeni momentin. Shmangni pyetjen “Si ia kalove”, sepse përgjigja që do merrni është thjesht “mirë”. Por, gjeni kohën kur fëmija ka dëshirë të flasë dhe të tregojë. Mos jini imponues. Dhe mbi të gjitha, kur fëmija flet, jini të vëmendshëm të kuptoni ato që fëmija thotë dhe nuk thotë.



(P. Shtini; Portali Shkollor)

2,103 Lexime
5 vjet më parë