Ja çfarë i duhet sistemit arsimor!
Gjergj Nikolli, rendit disa aspekte të cilat i nevojiten sistemit arsimor shqiptar. Këto kërkesa të parashtruara më herët, i sjell sërish përmes Portalit Shkollor. Ja çfarë duhet ndryshuar sipas tij...
1 Të përmirësohet rregullorja e shkollës aty ku shihet e nevojshme, ku prioritet të jetë edukimi dhe formimi intelektual i nxënësve
2. Të eliminohen ato mësime (tema mësimore) që përçojnë dhunë, antikulturë, sjellje imorale. Historia duhet të merret më shumë me Trevat Ilire.. Letërsia po ashtu të përfshijë autorë të gjithë Shqiptarisë e Diasporës
3. Në shkollat me mbi 100 nxënës të vihen rojet me uniformë, kryesisht police femra, të mirëarsimuara (arsimtaret) me shëndet mendor e fizik të plotë, dhe të bëhen shpesh prej tyre kontroll fizik për armë të ftohta e substanca të ndaluara si tek djemtë, si tek vajzat.
4. Të hiqen automatikisht telefonat në shkollë. Të paktën në orarin e punës.
5. Të kryhet detyrimisht analiza e gjakut si për nxënësit, si për mësuesit, ku të mësohen përdoruesit e drogës dhe grupi i gjakut. (Tri pjesë të fëmijëve tanë nuk e dinë se çfarë grupi gjaku kanë). Për të droguarit të ndërhyhet me mjekim të specializuar.
6. Të kalojnë në wetting të gjithë ata drejtorë e ish drejtorë, si ata që drejtojnë, si ata qe kanë drejtuar në institucionet arsimore përgjatë gjithë këtyre viteve demokraci.
7. Të gjithë punonjësit në arsim në çdo shkallë të tij, duhet të kalojnë në testin psikologjik e fizik (ORL) në çdo pesë vjet.
8. Të krijohet sa më shpejt Instituti i Kritikës në Letërsi dhe ky institucion të varet direkt nga Ministria e Arsimit, ku nëpërmjet tij, (Akademikë, Profesorë) të vlerësojnë botimet e tranzicionit.
9. Plagjiaturat e çdo rangu, të nxirren nga qarkullimi, si botime, si dhe të mos njihen titujt e dhënë për ata që kanë bërë plagjiaturë.
10. Të përfshihen në kurrikulat e shkollës Letërsia e Tranzicionit që vazhdon edhe sot që të jetë e përjashtuar.(2013)
11 Të futen në normën letrare neologjizmat (më të mundshmet) e autorëve të spikatur të pas viteve 90-të.
12. Përsoneli mësimor që ka të botuar ose boton libra shkencorë, ose të fushës së tij të diplomimit, të ketë shtesë në pagë.
13. Paga përllogaritet sipas diplomës dhe jo sipas pozicionit. (2013)
14. Nxënësit që merren me sport dhe art, në arenë kombëtare e ndërkombëtare, të mbështeten me bonuse si ata, si dhe familja..
15. Çdo fundvit mësimor nxënësit, përveç maturës,duhet të kalojnë në një provim të formimit të përgjithshëm.
16. Çdo vit duhet të kemi Festivalin Rajonal të Lojërave Popullore (shkollë-komunitet), ku të përfshihen edhe zejet, edhe kulinaria.
17. Çdo vit, duhet të riorganizohet në rang rrethi, Sportakiada mes shkollave 9-vjepare e të mesme.
18.Të ngrihen teatrot e shkollave në bashkëpunim me komunitetin.
19. Ditët e festave jo fetare, si "Dita e Flamuri"t , "Dita e Rinisë", "Dita e Verës,", të mos bëhen pushim, por aktivitet festiv shkollë-komunutet. (Ditët festive mund të shfrytëzohen për Sportakiada e Festivali Rajonal etj).
20. Të shkarkohen të gjithë ata mësues të paaftë (dëshmojnë rezultatet dhe sjellja e tyre në punë) dhe të përzgjidhen më të mirët mësues për të kontribuar në mësimdhënie dhe edukimin e brezit të ri. Është e nesermja që rritet sot)
21 Lëvizja paralele e mësuesve të mos jetë e kushtëzuar si lëvizje vetëm brenda Qarkut, por të jetë Kombëtare.
22. Të verifikohen largësitë (transporti) i mësuesve dhe nxënësve pasi ndodh që të tjerë i meritojnl e të tjerë i përfitojnë. Ka nxënës që udhëtojnë mbi dhjetë kilometra nëpër mal, por nuk merr asnjë lek, ndërsa shoku i bangës, që shkollën e ka ngjitur me shtëpinë, por që ka pasaportizim në fshat, merr paratë e largësisë.
23 Largësia për mësuesit dhe nxënësit të jepen në bazë të kilometrave reale që bëjnë, faktike, jo fiktive jo në bazë pasaportizimi, por në bazë të rezidencës. Aty ku paguajnë ujë, drita.
24. Mësuesi i i shkollës së mesme duhet të jetë model. Me vend do ishte të emëroheshin ata me rezultatet më të larta dhe me botime të tyre.
25. Nxënësit dhe mësuesi të jenë kryefjala, ku roli i njërit të jetë pasqyra e tjetrit.(2013)
26. Stop pagesës së lekëve në shkolla, që edhe pse ministria i ka kundërshtuar, vazhdojnë ta kërkojnë këtë pagesë.
27. Në shkolla të vihen psikologë dhe shërbimi dentar, jo veç në letra.
28. Të ndalohet rreptësisht duhani në orarin e punës, për çdo mësues, edhe në oborrin e shkollës në orarin e mësimit.
29.Të stimulohen me bonuse si mësuesit me rezultate të larta, ashtu edhe nxënësit e shkëlqyer, si dhe të ulen në pagë mësuesit që nuk kanë rezultate vitin e parë, nëse kjo përsëritet të kalojnë provime shtesë....
30. Mësuesit me Pedagogjike të nxirren nga sistemi. Ata që janë në prag pensioni ose që kanë mbi 30 vite punë, të nxirren në pension të plotë/pjesshëm.
31. Mësuesit me mbi 35 vite punë, por që kanë 25 vite në mësimdhënie, e që janë mbi 55 vjeç, të nxirren në pension të plotë/pjesshëm.
32. Të jepet paga e 13 çdo fundviti.(2013).
33. Të shihet mundësia e botimit të revistës mujore "Talenti" ku të kenë mundësi të botojnë krijimet e tyre nxënësit talentë.
(Gjergj Nikolli; Potali Shkollor)
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?