Ja çfarë duhet të keni parasysh në debate
Herë pas here do jeni pjesë e debateve/bashkëbisedimeve, të cilat kërkojnë mjaft përgatitje. Pavarësisht se mund ta ndjeni veten në disa situata në vështirësi është e rëndësishme të ruani etikën dhe rregullat bazë të komunikimit.
Herë pas here do jeni pjesë e debateve/bashkëbisedimeve, të cilat kërkojnë mjaft përgatitje. Pavarësisht se mund ta ndjeni veten në disa situata në vështirësi është e rëndësishme të ruani etikën dhe rregullat bazë të komunikimit. Përmbledhtazi ju sjellim disa këshilla, të cilat duhen zbatuar në çdo debat konstruktiv.
Jini modestë dhe dëgjoni bashkëbseduesin
Dija është një çështje e rëndësishme, por do të krijoni përshtypje negative nëse hiqeni sikur dini gjithçka. Vetëbesimi dhe arroganca nuk janë e njejta gjë dhe një person që ka eksperiencë në të folurin publik, apo është pjesë e bisedave/debateve për çështje të ndryshme, nuk i ngatërron me njëra tjetrën. Edhe përpara nxënësve duhet të jeni ‘modestë’. Dëgjoni shumë përpara dhe gjatë bisedës dhe tregoni interes për atë që tjetri është duke folur.
Mos mbivlerësoni veten
Mos mbivlerësoni vetëm mendimin tuaj. Secili ka dhe shpreh ekperiencën e tij. Në pjesën më të madhe të debateve apo të bashkëbisedimëve secili rreket të përshkruajë veten në mënyrën më të mirë të mundshme, duke lënë pas bashkëbiseduesin. Por, në një bisedë nuk jeni për të nxjerrë vetën më mirë, por gjendesh në një debat për të shkëmbyer eksperienca dhe për të mësuar.
Kur ndiheni i pasigurt, tërhiquni
Gjithmonë ndodh që në pjesë të bisedës, të ndiheni të pasigurt për atë që po thoni. E mira është të mos ngulmoni mbi të. Mos bindni të tjerët kur nuk jeni të sigurt. Mos lejoni që pala tjetër të thotë “Përgjigja juaj lë shumë për të dëshiruar”. Për një çështje nuk mund të dimë gjithçka.
Argumetat e mbështetur në fakte
Kur bëheni pjesë e një debati nuk duhet të keni paragjykime. Duhet të keni shumë njohuri rreth temës dhe të jeni të mirëinformuar. Fakte të bazuara dhe argumentat janë çelësi i suksesit. Aludimet apo hipotezat nuk janë të vlerësueshme dhe nuk kanë vend. Përmes tyre nuk lini një përshtypje të mirë.
Ja çfarë duhet të keni primare:
Prioriteti i debateve është sinqeriteti, vërtetësia, të tërhiqeni aty ku duhet dhe të merrni fjalën aty ku e dini se ajo nuk iu bie poshtë. Durimi, vlerësimi për atë që tjetri po flet do ju bëjë të fitoni shumë pikë. Duke i marrë parasysh këto këshilla jo vetëm që do mësoni, por edhe do e shijoni më shumë bashkëbisedimin.
(P. Shtini; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?