Ja 3 mënyra si të motivoni mësuesit
Mësuesit në shumicën e rasteve kanë nevojë për motivim. Ata janë të përkushtuar dhe e kuptojnë vlerën e punës së tyre, por gjithsesi është e lodhshme. Ata kanë nevojë për motivim që të rimbushen me energji.
Mësuesit në shumicën e rasteve kanë nevojë për motivim. Ata janë të përkushtuar dhe e kuptojnë vlerën e punës së tyre, por gjithsesi është e lodhshme. Ata kanë nevojë për motivim që të rimbushen me energji. Po ju paraqesim tre strategji të cilat mund të ndihmojnë mësuesit me rikthimin e energjive.
Mbështetini
Gjatë viteve, është bërë e qartë se mbështetja është cilësia numër një që mësuesit dëshirojnë nga drejtuesit e tyre. Ata duan të dinë se kur gjërat bëhen sfiduese me një nxënës ose me një prind, dikush i mbron. Kur mësuesit ndjehen të mbështetur nga drejtuesit e tyre, ata ndihen të inkurajuar dhe të fuqizuar. Ata ndjehen më të rehatshëm në çastin që ndërmarrin rrëziqe.
Kujtojini
Ne besojmë se çdo mësues, zgjedh këtë profesion sepse i duan fëmijët dhe duan të bëjnë një ndryshim në jetën e tyre. Nxënësit mund të jenë të padisiplinuar. Prindërit mund të ushtrojnë presion. Dhe nota mund të jetë përgjegjësi e madhe. (Për të mos përmendur testet!) Këto sfida kanë potencialin për të prishur përqëndrimin e mësuesve. Është e rëndësishme që drejtuesit e shkollave të ndihmojnë mësuesit t'i mbajnë këto sfida në kontroll. Drejtuesit e mirë punojnë shumë për t'i mbajtur mësuesit të përqendruar në të mirë të nxënësve. Ata vazhdimisht duhet t`i kujtojnë mësuesit për vlerën e punës së tyre dhe përpotencialin e tyre për të ndikuar tek fëmijët. Dhe mësuesit që mbeten të ndërgjegjshëm për qëllimin e tyre.
Tregojuani
Drejtuesit e mirë jo vetëm flasin për rëndësinë e bashkëpunimit të mësuesve, por bashkëpunojnë vetë. Ata nuk u kërkojnë mësuesve të provojnë teknologji të reja pa marrë rrezikun duke e provuar vetë më parë. Jo vetëm që inkurajojnë mësuesit për të ndërtuar marrëdhënie me nxënësit, ata lidhen me fëmijët gjithashtu! Disa mësues janë të frymëzuar nga drejtuesit që flasin mirë dhe japin ide të mira për mësimdhënien, por kurrë nuk e mbështesin atë. Drejtuesit e mirë nuk menaxhojnë nga zyrat e tyre. Ata udhëheqin nga korridori dhe në klasë. Ata duhet të jenë të angazhuar dhe të vendosur për t`u bërë një shëmbull për të gjithë mësuesit. Dhe mësuesit do të ndjehen të frymëzuar nga kjo sjellje.
Kur mësuesit janë të emocionuar për mësimdhënien, atëhere nxënësit do jenë më të emocionuar për të mësuar. Drejtuesit nuk shpresojnë për energji pozitive në shkollën e tyre por e krijojnë vetë atë. Nuk presin që mësuesit e tyre të frymëzohen pori japin frymëzim. Ata e kuptojnë që kanë ndikim në frymëzimin e mësuesve. Dhe bëjnë diferencen vetë.
(Danny Steele; Portali Shkollor)
Stop bullizmit te të gjithë!
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati
“Vizore elastike, plastike apo prej druri?” nga Eliberta Ziu (Themeli)