Ismail Kadare bashkon adhuruesit e tij në Paris
Shkrimtari Ismail Kadare zhvilloi një takim letrar në Paris, përveç parisienëve, të pranishëm ishin shqiptarët që jetojnë aty, në mesin e të cilëve edhe këshilltarë, aktorë por edhe studentë.
Libri “Mëngjeset në kafe Rostand”, ka mbledhur adhuruesit e shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Paris, të cilët, kanë pasur rastin të takohen dhe të marrin autografet nga ai, pikërisht në takimin letrar që është organizuar nga Fondacioni Aleanca Franceze.
Përveç parisienëve, në këtë takim letrar nuk kanë munguar edhe shqiptarët të cilët jetojnë në Paris, në mesin e të cilëve edhe këshilltarë, aktorë por edhe studentë.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit “Frymëzimet djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe “Koha” (1976).
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Fëmijët dhe lojërat në natyrë/ Çfarë duhet të bëjmë që ata të pëlqejë natyrën dhe mjedisin jashtë?
Zhvillimi i Arsimit Gjithëpërfshirës në Shqipëri, një vështrim konciz