Risi

iPhone7 – fjala e fundit e teknologjisë

Për të gjithë të apasionuarit, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të ofrojnë eksperiencën më të mirë për ndjekjen e filmave dhe dëgjimin e muzikës.

“Thashethemet” që kompania Apple do të prezantojë pajisjet e reja iPhone7 dhe iPhone 7 Plus kanë shumë muaj që qarkullojnë në media dhe internet.

Edhe pse prezantimi i këtyre pajisjeve është planifikuar të mbahet në muajin shtator, në blogje të ndyshme nuk kanë fund informacionet dhe komentet për risitë që do të sjellini Phonet e rinj.

Megjithatë, askush nuk ka folur ende për rezolucionet e këtyre dy pajisjeve.

Nga Apple ka zëra se modeli 4.7 inç i iPhone7 do të ketë ekran full HD me 1920 x 1080 piksel. Nga ana tjetër, modeli 5.5 inç pritet të ketë rezolucion 2K prej 2560 x 1440, çka e bën këtë model më konkurues në tregun e pajisjeve të lëvizshme.

iPhone i ardhshëm i Apple do të sjelle edhe risi të tjera në tregun e pajisjeve elektronike si procesorin Apple A10 dhe memorien RAM prej 3GB.

Mbi të gjitha, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të ofrojnë eksperiencën më të mirë për ndjekjen e filmave dhe dëgjimin e muzikës deri më sot.

1,624 Lexime
7 vjet më parë