IMUNITETI TE FËMIJËT

Imuniteti, inteligjenca e trupit

Prindër me frikën tuaj ndaj natyrës dhe lojrave të “frikshme”, ju e pengoni fëmijën nga zhdërvjelltësimi i reflekseve për vetmbrojtje dhe pengoni zhvillimin e imunitetit. Mos u trëmbni pse djersiu, u bë pis apo ka gervishtur gjurin...

Shkencëtarët e quajnë imunitetin “inteligjenca e trupit” dhe si çdo inteligjencë mësohet dhe zhvillohet në fëmijëri. Imuniteti ka një veti që zhvillohet ose jo sipas raportit të njeriut me natyrën. Sa më shumë një fëmijë të luajë në natyrë, në parqe natyrale dhe të bëra nga njeriu, aq më i shëndetshëm e i sigurt bëhet. Nëse prindërit e pengojnë fëmijën nga natyra me pretekstin se sëmuret dhe dëmtohet, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër, por pengojnë pikërisht zhvillimin e inteligjencës së trupit që është imuniteti. 


Fëmija i shmangur nga aktivitetet fizike dhe sportive mbetet me rezistencë të ulët dhe pre e sëmundjeve si dhe në të njëjtën kohë me reflekse jo të mira të vetmbrojtjes, pra këta fëmijë janë më të ekspozuar ndaj aksidenteve. Prindër me frikën tuaj ndaj natyrës dhe lojrave të “frikshme”, ju e pengoni fëmijën nga zhdërvjelltësimi i reflekseve për vetmbrojtje dhe pengoni zhvillimin e imunitetit. Kujdes prindër, lojrat në natyrë me vrapime, ngjitje në pemë apo në rrugë të përpjeta, larja në liqene apo pishina natyrore dhe artificial, janë vetëm shëndet për fëmijën tuaj. Mos u trëmbni pse djersiu, u bë pis apo ka gervishtur gjurin. Përpiquni të dalloni sa i gëzuar e i zoti është treguar.


(Lira Gjika)

3,473 Lexime
5 vjet më parë