ARKITEKTURË

Hapësirat më unike për të studiuar

Në këtë material, do të hedhim një vështrim të afërt projekteve arsimore "Thai" dhe do të eksplorojmë disa hapësira unike ku nxënësit mësojnë, të projektuara për të qenë miqësore me mjedisin, sepse janë ndërtuar me shkopa bambuje.

Tajlanda ka një sistem arsimor të organizuar mirë. Në këtë material, do të hedhim një vështrim më të afërt projekteve arsimore "Thai" dhe do të eksplorojmë disa hapësira unike ku nxënësit mësojnë, të dizajnuara dhe projektuara për të qenë miqësore me mjedisin, sepse janë ndërtuar me shkopa bambuje. Pra çdo gjë është ekologjike, por njëkohësisht sigurojnë vende të shkëlqyera për të studiuar, për t'u relaksuar dhe argëtuar.


Haveri

Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë në uljen e varfërisë në fshatin Shangkhaburi. Projekti përqendrohet në elemente të veçanta arkitekturore. 

Qendra e emigrantëve "Kwel Kah Baung"

E krijuar si një qendër mësimi mes peizazhit shumëngjyrësh të Tajlandës Veriore, Qendra e Migrantëve Kwel Kah Baung inkurajon studentët të mësojnë ndërsa ndihmojnë punëtorët lokalë të rafinojnë aftësitë e tyre.

Shkolla e lëvizshme

Shkolla e lëvizshme është një shkollë modulare, e lëvizshme për refugjatët dhe emigrantët. E ndërtuar duke përdorur baltë, bambu dhe kanavacë, kjo shkollë bën maksimumin e ventilimit dhe dritës natyrore ndërsa zvogëlon efektet e përmbytjes. 

Klasa e përkohshme

E krijuar si shkollë për më shumë se 100 studentë, Klasa e Përkohshme u ndërtua për studentët gjatë rinovimeve të mëdha. Projektuar për të mësuar emigrantët, "Klasa e përkohshme" përbëhet nga dy klasa të mëdha që janë ndërtuar në vetëm tre javë.

Qendra e konferencave "Erber"

Qendra Erber bazohet në fermat tradicionale me një oborr katror. Qendra gjithashtu përmban një platformë të mbuluar, salla takimesh, dhe e gjithë ndërtesa është e ndërtuar me dhe, dhe bambu.

Shkolla "Panyaden" 

Shkolla "Panyaden" është e vendosur në një ish-pemishte në Tajlandën Jugore. Shkolla është e ndërtuar e gjitha nga materiale të thjeshta.

Shkolla "Baan Nhong Bua"

Projektuar në formën e katër klasave dhe hapësirës për aktivitete të ndryshme të përhapura në zonën qendrore, Shkolla Baan Nhong Bua u ndërtua duke përdorur materiale modulare dhe një proces ndërtimi të thatë.

Shkolla Baan Huay Sarn Yaw

Shkolla Baan Huay Sarn Yaë është krijuar nga familjet fisnore. Gjatë ndërtimit, një strukturë e lehtë u përdor për vendndodhjen sizmike dhe për të siguruar një hapësirë shumëfunksionale nën ndërtesë.

"Kampi i trajnimeve"

E projektuar si një strukturë e re për programet e trajnimit, kjo ndërtesë ishte e ndërtuar me tulla, e cila u përdor edhe për zyra ma një çati të thjeshtë prej druri.

 

(Përgatiti P.Shtini; Portali Shkollor)

1,839 Lexime
5 vjet më parë