Hapa konkret për t’i thënë JO bullizmit në shkollë, Kejvi Mici flet për projektin ku të gjithë janë të ftuar
Së fundmi një grup të rinjsh profesionistë kanë ndërmarrë një projekt konkret me pjesëmarrje të gjerë për t’i thënë JO BULLIZMIT. Sipas ideatorit dhe organizatorit,Kejvi Mici, roli i tyre do të jetë praktikë, demonstrativ dhe që ofron zgjidhje. Ja se si do të implementohet kjo nismë në institucionet arsimore.
Një nga fenomenet e mëdha të shoqërisë ku po jetojmë është bullizmi, një term i huaj ky i cili nënkupton talljen, ngacmimin, dhunimin, diskriminim, abuzimin etj., që dikush i ushtron dikujt tjetër. Në fakt për bullizmin është folur shumë, por ende ai mbizotëron kudo, në çdo ambient. Lufta kundër tij siç duket, duhet të jetë më e fortë!
Së fundmi një grup të rinjsh profesionistë kanë ndërmarrë një projekt konkret me pjesëmarrje të gjerë për t’i thënë JO BULLIZMIT, për t’i ndërgjegjësuar veçanërisht shqiptarët mbi këtë fenomen negativ. Sipas ideatorit dhe organizatorit, Kejvi Mici, roli i tyre do të jetë praktikë, demonstrativ dhe që ofron zgjidhje. Përveç qyteteve kryesore puna më e madhe e kësaj nisme do të përqendrohet në zonat periferike ku hasen edhe problematikat më kryesore.
Në një intervistë për Portalin Shkollor Albas, Z.Mici rrëfen për më tepër se si do të implementohet kjo nismë në institucionet arsimore.
Së fundmi në rrjetet sociale por edhe në media të ndryshme po qarkullon një informacion i cili ka marrë goxha vëmendje. “Të gjithë kundër bullizmit”, ky është projekti juaj, si një organizatë të rinjsh profesionistë, me anë të të cilit dëshironi të ndryshoni realitetin e këtij fenomeni. Si do ta realizoni konkretisht këtë qëllim? Si do të veproni?
Në fakt Egos, pas disa histori suksesi vjen pranë aktualitetit me një kauzë, që na prek të gjithëve. Falë detajeve që i gjithë grupi jonë i përbërë nga profesionist si: Era Çela, Marsi Simo, Brisejda Lala, Rudina Lushaj, Elena Horanlli u bashkuam për të krijuar gjithçka me detaje. Ky projekt ka qenë një dëshirë e imja personalisht dhe pse larg vendit tim, por dhe e gjithë grupit, pasi dëshira për të bërë mirë dhe qenë afër të mirës nuk ka ndaluar ndonjëherë dhe nuk do ndalojë.
Të ndryshosh realiteti është fjalë e madhe por do mundohemi të përmirësojmë dhe rregullojmë shumë gjëra. Projekti është i ndarë në etapa:
- Etapa e parë: Një fushatë sensibilizimi në rrjete sociale, duke ditur që kohët e fundit çdo gjë është e përqendruar aty.
- Etapa e dytë: Workshope, konferenca, webseminar, takime në terren, kampe, shkolla, qendra, etj.
- Etapa e tretë: Kur të fillojë Viti i Ri shkollor, do krijohen disa konkurse në shumë zhanre, por dhe do jemi aty për shumë platforma që do hartojmë.
- Etapa e katërt: Dokumentim mbi ecurinë, statistika, anketa të ndryshme deri në finalizimin e një filmi që do shtrihet në disa vende të botës ku ka komuniteti shqiptare dhe jo vetëm.
- Etapa 5: Krijimi i broshurave, një mini-libër informues mbi bullizmin (kopsht, prindër, individ, shoqëri, komunitet).
Çdo etapë ka detajet përkatëse, kohën por dhe shume mini-etapa brenda tyre, por dhe etapa të tjera do zbulohen me kohën. Po krijohen disa mekanizma si shumë vende të zhvilluara që derisa të bëhen do të thuhen. Ka shumë e shumë ide, vizione ndaj preferojmë që me kohën t’i lançojmë. Ky projekt do realizohet falë mbështetjes së shumë komuniteteve shqiptare në botë, institucione private/publike brenda dhe jashtë vendit. Pa harruar këtu individët, organizatat, komunitetet që profesion të tyre kanë transformimin e një jete më të mire. Roli jonë do ketë praktikë, demonstrim, zgjidhje. Nuk është vetëm këshillim, por shumë më tepër. Për të realizuar një projekt të tillë duhet mund, kohë, njerëz, ide, pikëqëllime, ama ne i kemi të qarta lëvizjet dhe se ku duam të arrijmë. Nuk pretendojmë interesimin të na trumbetohet me shkrim apo fjalë, po qe se nuk ka vepër në mes.
Bullizmi (një term i huaj ky me anë të të cilit kuptohet një ngacmim, tallje, dhunim, diskrimimin që dikush i ushtron dikujt tjetër) është një fenomen që gjendet kudo. Ne jemi të interesuar të dimë se si do të “zbutet” ose eliminohet ai në institucionet arsimore? Çfarë bashkëpunimi mund të keni me mësuesit për shembull, për të bërë diçka konkrete?
Kur vjen fjala për bashkëpunime nuk ke nga të ja nisësh më parë. Duke qenë se jam një person që e njeh mirë realitetin shqiptar, shoh që ka shumë, po shumë gabime që duhen rregulluar. Pikësëpari në bashkëpunim me Qendrën Rinore të Tiranës dhe institucionet përkatëse do ketë disa trajnime specifike së bashku me psikologët e shkollave. Ndërkohë në bashkëpunim me një shqiptarë tjetër të mirënjohur nëpër botë do krijojmë dhe një platformë enkas online për shumëllojmshërinë e gjërave ( mundësi-dije-problematikë-zgjidhje). Përveçse online, që do ketë shume figura të jashtme, do mundohemi të futemi dhe në disa hapësira mësimore. Me mësuesit, përveç udhëzimit të disa rrugëve, kujdesit, mënyrave të ndryshme se si mund të zbutet dhe gradualisht të zhduket bullizimi, do të zhvillojmë takime të ndryshme së bashku me ekipin që ne kemi. Nuk do jetë e lehtë të bashkojmë shumë njerëz për një qëllim, e të gjithë të kontribuojmë, ama do ja dalim! Ne flasim për metropolin, qytetet kryesore, por puna jonë më e madhe do jetë periferia. Aty janë problematikat më kryesore. Aty ne po punojmë fort, që të jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi në kohë çdolloj problematike. Çdolloj forme ka një bullizëm, madje dhe rasti i fundit lidhur me përdhunimin e një të miture, për të cilin më në fund rinia jonë dhe shoqëria në tërësi u treguan të gatshëm të ngrenë zërin për gjërat që po na vrasin çdo ditë pa e kuptuar. Nuk e shoh fare të arsyeshme të ecet me idenë, që “Unë jam mirë çfarë i ndodh dikujt tjetër problemi i tij/saj”! Nesër kjo gjë mund të prek të njohurin, fëmijën tënd, të afërmit e tu, nipërit e mbesat, prandaj për gjëra që ne na prekin ne duhet të dimë si të ngremë zërin duke bërë diçka, edhe duke parandaluar.
Është folur shumë për bullizmin... ndaj, pse duhet t’ju besojnë për këtë fushatë? Ku jeni mbështetur për ta nisur dhe për ta realizuar atë? Në cilën fazë jeni?
Në fakt që të ndryshohet një fenomen duhet pak kohë. Në Shqipëri kushdo e sheh vet realitetin, prandaj çdo gjë nga ne po realizohet me programe specifike dhe me detaje. Çdo gjë është menduar dhe për këtë kemi edhe plane “A” dhe “B” në çdo kohë. Jemi në diskutim të vazhdueshëm për shkëmbime informacionesh, kulturash në pjesën e Evropës dhe shikohet si do realizohen gjëra në mënyrën e thjeshtë. Tani për sa i përket besimit. Në fakt në Shqipëri besimi ka humbur në shumicën e gjerave, realiteti, njerëzit, politika, mungesa e meritokracinë në bërjen e gjerave, që janë thelb për shoqërinë, keq edukimi, shfrytëzimi i kohës me gjëra, që nuk të ofrojnë stabilitet për të nesërmen e shumë e shumë gjëra. Por di të them, që në Shqipëri ka pafund njerëz, të rinj, të talentuar, të apasionuar për të bërë gjëra të bukura. Dhe më besoni nuk ka asgjë të bukur se sa ndihma, e dobishmja vjen nga i riu për të riu-n. Fakti i besimit apo jo do ta tregoj puna, ajo është dhe do jetë identifikimi ynë kryesorë. Me fjalët e shumta kushdo lodhet, vepra lë besim. Ndaj ne këtë gjë po bëjmë, po ecim hap pas hapi me veprën.
Llind pyetja a do besohemi vetëm prej fjalëve të bukura qe kushdo është ngopur? Ne nuk jemi këtu për të treguar që çdo gjë është keq në Shqipëri! Ekzistojnë shumë anë të mira, thjesht vëmendja jonë duhet të fokusohet tek ato gjëra qe na mbushin e gjallërojnë mendjen, zemrën dhe janë potenciali i jetës së shëndetshme.
Si mund të bëhen pjesë ata të cilët po na lexojnë në këto momente?
“Egos” është gjithë kohës duke u munduar të jetë sa më i thjeshtë dhe i prekshëm nga kushdo, pa dallim moshe. Po krijohet një website, po ashtu janë rrjetet sociale dhe shumë shpejt një platformë qe do testohet në shumë veta, që ka siguri të lartë dhe është në dobi të mësuesve, të rinjve, shoqërisë e kujtdo. Mjafton të na shkruajnë në rrjetet sociale, më pas marrin udhëzimin e nevojshëm për çdo gjë që kanë nevojë. Por dhe ne jemi në ecuri e sipër dhe kushdo po njihet me “Egos”-in, në disa veprimtari të suksesshme që ka bërë kohët e fundit ose tani. Falë medieve, portaleve, radiove, së shpejti diçka me vlerë për të gjithë ne do krijohet edhe një model i veçantë i një programi në youtube. Si grup i madh qe jemi nuk preferojmë të flasim me fjalë. Fakti që ka dy javë që ne jemi vënë në veprim dhe na kanë përkrahur persona të rëndësishëm dhe publikë, do të thotë shumë. Dua të theksoj se në këtë nismë janë bashkuar shumë personazhe publikë dhe jo vetëm, ata janë brenda dhe jashtë Shqipërisë, si: Enxhi Biba, Fjorentina Halili, Manushaqe Toromani, Blerta Shiqervukaj, Çenkuela Hasa, Anxhela & Xhoi Gjiriti, Rikela Fusha, Alma Çelaj, Arti Lushi, Anisa Hysesani, Greta Duka, Bela Mero, Bona Miekley, Joshua Miekley, Erjona Rusi,Bajame Plaku, Lili Gjildodaj, Sara Demushi, Elena Tona, Katerina Çifligu,Erjona Rusi,Arvin Kita, Vivian Rama( Ergisa, Juliana, Enkelejda, Artiola Horanlli), Krenar Myrteza, Marjana Kondi, Arjola Caka,Eftjola Fili, Qendra Rinore Tiranë, Joana Lleshi, Bruna Qeva, Blerina Boci, D.Av Uarda Albunesa Gjekaj, Matilda Bako, Euxhenia Hodo, Nisret Bujari, Muzafer Sulejmani, Edi Gogu, Enida Bozheku, Lulzim Behxheti, Matilda Bako, Blerta Tafani, Alma Osmeni Olaveson, Alket Dino, Kristina Bogdani, Ejona Mema, Laureta Roshi, Sara Lluca,Sardi Çizi, Katerina Sula, etj. Duke mos lënë pa përmendur komunitetet shqiptare në Gjermani, Francë, Belgjikë, Amerikë, Finlandë, Suedi, Austri, Angli, Danimarkë, Irlandë, Hollandë, Luxemburg, Poloni, Spanjë, Portugali, Brazil, Kanada, Itali, Mali i zi, Maqedoni, Hungari, etj. Duhet përmend dhe faktin që shumë persona në vende të tjera që si përkasin komunitetit tonë, do bëhen pjesë në shumë projekte.
Çfarë ju shtyu të ndërmerrni këtë projekt të madh?
Po kuptojmë, që shoqëria jonë po kalon në një stad që nuk duhet të ishte. Ka humbur në pjesën dërmuese shpresa, dëshira e mirë, njerëzillëku, edukata, veprat e mira e shumë e shumë gjëra. Prej shumë kohësh vetëm flitet dhe asgjë konkrete. Menduam se ishte momenti, që te bashkonim këdo që dëshiron të jep kontributin e tij. Thelbi jonë është që, dëshirojmë të jemi njerëz të thjeshtë, si të gjithë por të jemi të dobishëm në realitetin që jetojmë duke krijuar, modeluar gjëra me vlerë, asgjë më shumë. Mendoj se çdo gjë duhet të krijohet në bazë të realitetit dhe jo si kopje e shëmtuar. Pra të vëmë në zbatim frymëzime dhe ide sipas vendin ku çdokush jeton. Dhe të tillë kauza të rëndësishme duhet të jenë kurdoherë me ne, sepse kështu shkojmë tek e ardhmja që duam.
Cilat janë synimet tuaja në të ardhmen përsa i përket kësaj iniciative e cila për herë të së vërtetës është e rëndësishme për të pasur një shoqëri më të mirë? Është thënë se do të jetë projekt në vazhdim...
Vazhdimësia do bëhet publike dhe e qartë në çdo hap. Gjithmonë do kujdesemi të sjellim gjëra që duhet t’i kemi apo t’i bëjmë. Gjëra që na nevojiten, në një dimension të stërmenduar dhe sa më të thjeshtë dhe praktik. Prandaj vazhdimësia e bullizmit dhe shumë projekteve do jetë e shtrirë kohë pas kohe derisa ne të arrijmë të kuptojmë të mirat tona, vlerat e të qenit pozitiv, duke bërë gjera të mira që i japin tjetër drejtim jetës sonë. Vepra dhe vetëm vepra do jetë treguesi i planeve, misioneve apo ndryshimeve, përmirësimeve tona. Çdo gjë në kohën e saj dhe kur të jetë gati do lançohet. Duke bërë mirë për veten, fëmijën, familjen, punonjësin, nxënësin, individin jeta e kujtdo do ndryshojë. Fillo që sot, asnjëherë nuk është vonë, reflekto, modelo, ec përpara, t’i mundesh!
Intervistoi Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e librave në jetën tonë
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"