Gratë që ndryshuan botën dhe mënyrën tonë të të menduarit
Zonjat e mëposhtme ndryshuan botën me kontributet e tyre të mëdha në shkencë, politikë, teknologji, art, sport, argëtim, etj, duke siguruar se e ardhmja mund të jetë FEMËR.
Zonjat e mëposhtme ndryshuan botën me kontributet e tyre të mëdha në shkencë, politikë, teknologji, art, sport, argëtim, etj, duke siguruar se e ardhmja mund të jetë FEMËR.
1. Susan B. Anthony
Susan B. Anthony House mori pjesë në kongresin e parë për të drejtat e grave në vitin 1852. Më tej, pati një aktivitet mjaft të ngjeshur. Përmes saj, qarkulluan peticione për të drejtat e pronës së grave të martuara, themeloi një zyrë shtypi për të siguruar artikuj për shtypin kombëtar, mbajti fjalime, formoi Shoqatat e Grave. Ajo ngriti gjithashtu zërin për heqjen e skllavërisë dhe përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, për arsimin e lartë për gratë dhe standardizimin e regjistrimin e trajnimeve për infermierët. Kjo figurë, ndikoi në ndryshimin e 19-të Kushtetutës, duke i dhënë të drejtën e votës të gjitha femrave në SHBA.
2. Anna Bissell
Megjithëse ishte burri i saj që shpiku makinën e pastrimit të qilimave në 1876 dhe themeloi Bissell, Anna Bissell u bë CEO e kompanisë në 1889, duke e bërë atë CEO-n e parë femër në Amerikë. Pas vdekjes së burrit të saj, Anna ishte ajo që e çoi biznesin në një tjetër nivel. Ajo udhëtoi në të gjithë vendin duke shitur spastrues dhe duke bërë marrëveshje me shitës të mëdhenj për të transportuar markën Bissell. Përfundimisht, ajo mori markën ndërkombëtare. Ajo ishte gjithashtu një nga drejtueset e para, që dha plane pensionesh dhe kompensime.
3. Malala Yousafzai
Kjo femër provoi se nuk mund të jesh kurrë shumë i ri për të qëndruar në këmbë për atë që është e drejtë. Kur Talibanët filluan të merrnin pushtetin në vendlindjen e saj dhe të sulmonin shkollat e vajzave, ajo, në atë kohë studente në shkollën që babai saj kishte themeluar, mbajti një fjalimpër të drejtat që duhet të kenë femrat në arsim. Ajo përdori një emër të rremë për të raportuar për BBC-në, në vitin 2009, duke folur rreth jetës nën presionin dhe shtypjen e Talibanëve. Në vitin 2012, 15-vjeçarja ishte duke shkuar për në shtëpi nga shkolla, kur një person i maskuar, hipi në autobus dhe e qëlloi në kokë. Ajo mbijetoi, dhe pas një gjendje kome të induktuar nga mjekësia dhe operacione të shumta, ajo u kthye në shkollë në Angli, iu drejtua Kombeve të Bashkuara, botoi librin e saj të parë "Unë jam Malala" dhe themeloi fondin “Malala” një vit më vonë. Në vitin 2014, ajo u bë personi më i ri që fitoi çmimin Nobel për Paqen.
4. Ruth Bader Ginsburg
Ruth ka qenë një zë i fortë liberal dhe një avokate që ka lobuar fuqishëm për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Ajo ishte e para që zyrtarizoi martesë të të njëjtit seks.
5. Ali Stroker
Ali Stroker e pushtoi botën e teatrit, kur më 9 qershor 2019, ajo u bë interpretuesja e parë në një karrige me rrota, për të cilën mori një Tony Award. Fjalimi i pranimit është i paharrueshëm:
"çdo fëmijë ... i cili ka një paaftësi, një kufizim, një sfidë, sot i përfaqësoj të gjithë në këtë arenë”.
6. Victoria Woodhull
Hillary Clinton mund të ketë qenë gruaja e parë që u zgjodh si kandidate presidenciale për një parti të madhe, por ideja u shtrua nga disa gra të tjera që ndryshuan botën duke kandiduar për Presidente të Shteteve të Bashkuara. E para nga këto ishte Victoria Woodhull, e cila në vitin 1872, shkruan:
"Unë ... pretendoj të kem të drejtën të flas për gratë e paanshme të vendit".
Do duhej të kalonin 50 vite që gratë të fitonin të drejtën e votës.
7. Elizabeth Blackwell
Gjatë gjithë rinisë së saj, Elizabeth Blackwell, nuk e kishte menduar asnjëherë se do të studionte mjekësi, deri kur një shoqe në prag të vdekjes, i tha se, nëse mjeku i saj do të ishte femër, atëherë do arrinte të shpëtonte. Kjo ngjarje i shënjoi shumë fort. Ajo u pranua në kolegjin mjekësor të Gjenevës dhe u bë gruaja e parë në Amerikë që mori një diplomë mjekësore. Eksperienca e saj është mjaft e gjatë në fushë të mjekësisë, por edhe mësimdhënies.
8. Marie Curie
Duke punuar së bashku me burrin e saj Pierre Curie. Hulumtimi i saj çoi në një kuptim më të madh se si të përdorim rrezatimin në ilaç, duke ndryshuar përgjithmonë teknikat diagnostifikuese, sidomos në onkologji, teknika të cilat i ndjek edhe sot onkologjia moderne.
9. Edith Wharton
Produkti i shoqërisë së lartë të Bregut të lindjes, u shndërrua në roman dhe shkrimtarja e tregimeve të shkurtra u bë gruaja e parë që iu dha çmimi Pulitzer për letërsi në vitin 1921 për librin e saj “Mosha e Pafajësisë”. Një fakt interesant është që ajo nuk e ndoqi kurrë shkollën. Shkruante ku të mundej. Arriti të botonte 38 libra. Iu dha Kryqi i Legjionit të Nderit të Francës për punën e saj në ndihmë të Luftës së Parë Botërore, e cila përfshinte ushqimin dhe strehimin e 600 jetimëve belgë, ndërsa jetonte në Paris.
10. Harriet Tubman
E lindur në skllavëri, Tubman i shpëtoi rrahjeve brutale në vitin 1859. U detyrua të linte pas burrin e saj të lirë, motrat dhe prindërit. Ajo arriti të shpëtonte shuam njerëz nga skllavëria. Bëri punë nga më të ndryshmet. Arritit të bënte fjalime dhe të bënte një biografi të sajën.
1. Murasaki Shikibu
Në rininë e saj, Shikibu, shfaqi inteligjencë të madhe dhe një dashuri për të mësuar, çka e detyroi të atin e saj ta lejonte të studionte letërsi kineze dhe budiste. Duke shërbyer nën perandorinë e asaj kohe, ajo prodhoi atë që konsiderohet gjerësisht romanin e parë në botë, një libër prej 54 kapitujsh.
12. Joan Ganz Cooney
Një pioniere e medieve, atëherë kur kishte pak gra në industrinë e medieve. Në vitin 1966, ajo ishte duke prodhuar dhe krijuar programe për televizionin publik në New York. Ganz Cooney fitoi fonde dhe bëri kërkime. Arriti të bënte gjëra të mrekullueshme në media.
13. Ella Fitzgerald
Ajo njihet si "Zonja e Parë e Këngës" për një arsye! Gruaja e parë që fitoi dy çmime ”Grammy” dhe e para afrikano-amerikane që fitonte çmim. Ajo u evidentua nga një saksofonist i xhazit dhe filloi të performojë më shumë shfaqje talentesh, kështu fama e saj vetëm u rrit.
14. Junko Tabei
Njëzet e dy vjet pas misionit të parë të suksesshëm në majën e malit Everest, alpinistia japoneze Junko Tabei u bë gruaja e parë që arriti majën. Ajo ishte gruaja e parë që u ngjit në malin më të lartë të çdo kontinenti. Ajo mori imazhin e një femre të fortë dhe të një atleteje mjaft të mirë.
15. Grace Hopper
Me një diplomë bachelor nga Vassar dhe një doktoraturë në matematikë nga Yale, Grace Hopper, ka punuar në projektë mjaft të mëdha. Ajo drejtoi ekipin që shpiku COBOL (Gjuha e zakonshme e orientuar nga biznesi), gjuha e parë programuese që përdori fjalë në vend të numrave. Ende përdoret sot. Ndër nderimet e saj: Një Medalje Kombëtare e Teknologjisë, Medalje për subjektin Google Doodle. Falenderojeni sa herë përdorni një kompjuter.
16. Gertrude Ederle
Mbretëresha e Valëve, e cila gjithashtu ka qenë e shurdhër, ishte gruaja e parë që notoi nëpër kanalin anglez. Kështu, ajo vendosi një rekord në vitin 1911. Ajo luftoi përmes temperaturave të ftohta dhe baticave të forta që ndryshojnë drejtimin çdo gjashtë orë.
17. Betty Friedan
Gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e grave, Betty Friedan ndihmoi në ndezjen e debateve për feminizmin me artikujt e saj, ligjëratat dhe më së shumti me librin e saj “The Feminine Mystique”, (Mistika e femrës), e cila eksploroi idenë se gratë mund të gjenin lumturi jashtë roleve tradicionale. Ajo bashkëthemeloi Organizatën Kombëtare për Gratë (TANI) në vitin 1966, organizoi Grevën e Grave për Barazi, ndihmoi në fillimin e Lidhjes Kombëtare të Veprimit për të Drejtat e Abortit (sot e njohur si NARAL Pro-Choice America), dhe ka punuar me aktivistë kryesorë të viteve 1960 dhe 1970 si Gloria Steinem dhe Shirley Chisholm për fillimin e Grupit Kombëtar Politik të Grave.
18. Sirimavo Bandaranaike
Kur Sirimavo Bandaranaike u zgjodh Kryeministër i Sri Lanka në vitin 1960 ishte gruaja e parë në botë që mbante pozicionin e kryeministrit. Ishte kaq e pazakontë të vihej një kryetare qeverie, saqë gazetat nuk ishin të sigurta se si t'i drejtoheshin asaj. Ajo ishte anëtare e një prej familjeve më të pasura në vend. U martua me një politikan, që kishte partinë e tij. Pasi ai u vra, ajo bëri fushatë për partinë e burrit të saj dhe u bë udhëheqësja e saj në maj të vitit 1960. Ajo e bëri vendin një republikë, kombëtarizoi kompanitë dhe shkollat e kishave dhe shkatërroi një kryengritje marksiste. Ajo lindi gjithashtu presidenten e ardhshme femër të vendit Chandrika Kumaratunga.
19. Virginia Apgar
Gjeneratat e prindërve i kanë borxh kësaj mjekeje amerikane një falënderim të madh, pasi ajo zhvilloi vlerësimin “Apgar”, sistemin e parë të standardizuar të testeve për të vlerësuar nëse foshnjat e porsalindura ishin të shëndetshme apo jo. Apgar mban titullin e gruas së parë që u punësua si një profesore në Universitetin Columbia.
20. Kathryn Bigelow
Kathryn Bigelow pasi kishte bërë filma për gati tre dekada, u bë gruaja e parë që fitoi çmimin e Akademisë për Regjisorin më të mirë. Drama e saj në vitin 2009, Hurt Locker, gjithashtu e bëri atë gruan e parë që mori një trofe Oscar.
(Përgatiti Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent