Google Doodle përkujton shpikjen e stilolapsit
Derisa László Bíró i lindur 117 vite më parë me datë 29 shtator 1893 ndërtoi stilolapsin. Google Doodle përkujton ditëlindjen e tij me një ikonë në platformën e kërkimit
Para se të përdorej stilolapsi, të shkuarit me bojë ishte një eksperiencë shumë e çrregullt. Stilografi që kishte një hapësirë të mbushur me bojë, ishte më i lehtë për t’u përdorur sesa penat me bojë, megjithëse duhej rimbushur vazhdimisht dhe përsëri kërkonte shumë kujdes gjatë përdorimit. Derisa László Bíró i lindur 117 vite më parë me datë 29 shtator 1893 ndërtoi stilolapsin. Google Doodle përkujton ditëlindjen e tij me një ikonë në platformën e kërkimit.
Bíró ishte një gazetar në Budapest, Hungari. Ai vuri re se boja e përdorur në printimin e gazetave thahej shpejt. Më pas u përpoq ta përdorte atë për penat me bojë, vetëm se ajo ishte shumë e trashë për t’u përdorur në këtë qëllim.
Më parë amerikani Jacob Loud kishte marrë një patentë për dizenjimin e një stilolapsi në Amerikë në vitin 1888, icili kishte një topth të vogël në majë, që siguronte shpërndarje të barabartë boje teksa rrotullohej në fletë.
Dyshja mori një patentë tjetër me 15 qershor 1938, ndërsa më vonë në vitin 1945, Marcel Bich, themeluesi i Bic, bleu patentën dhe së shpejti doli stilolapsi i parë i markës Bic.
Si lindi shkolla, një nga institucionet më jetëgjata të qytetërimit tonë?
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Kur fëmijët janë shume të zënë në shoqërinë bashkëkohore...