Hidrogjeni si burim energjetik

Gjermania ndërton trenin e parë me hidrogjen

Coradia iLint mund të jetë treni i parë në botë me hidrogjen, por sigurisht që jo pajisja e parë që përdor hidrogjenin si burim energjetik. Një teknologjie e tillë ka filluar të përdoret që më parë në Japoni.

Këtë javë kompania e transportit Alstom në Gjermani, prezantoi trenin e parë në botë që përdor si burim furnizimi hidrogjenin. Treni do të fillojë të funksionojë normalisht për pasagjerët duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm.

Treni i pasagjerëve Coradia iLint, furnizohet nga qelizat karburant të hidrogjenit, të cilat lëshojnë vetëm avull dhe ujë të kondensuar. Treni ka një tank mbi çatinë e tij ku ruan karburantin, i cili përdoret për të prodhuar energji elektrike. Alstom shpreson se trenat me hidrogjen do të zëvendësojnë shumë nga trenat që furnizohen me karburant të djegshëm të cilët përdoren sot në Europë.

Linja në të cilët do të udhëtojë treni është Buxtehude-Bremervörde-Bremerhaven-Cuxhaven në pjesën veriore të Gjermanisë.

Coradia iLint mund të jetë treni i parë në botë me hidrogjen, por sigurisht që jo pajisja e parë që përdor hidrogjenin si burim energjetik. Një teknologjie e tillë ka filluar të përdoret që më parë në Japoni.

1,754 Lexime
7 vjet më parë