Franca i shpall “luftë” adoleshentëve të dhunshëm: Në shkollë deri në 6 pasdite
“Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të jenë në shkollë çdo ditë të javës, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, sepse gjatë ditës , vendi është në shkollë, për të punuar dhe për të mësuar”, kështu ka deklaruar kryeministri francez Gabriel Attal për të frenuar dhunën mes adoleshentëve.
Kryeministri francez Gabriel Attal i ka shpallur luftë atyre që i quajti adoleshentë të varur nga dhuna.
Në një vizitë në qytetin Essone, ku së fundmi një 15 vjeçar u rrah për vdekje nga bashkëmoshatarët e tij, Attal denoncoi fenomenin, që sipas tij kërkon një mobilizim të përgjithshëm të kombit dhe rritje të autoritetit për të frenuar dhunën.
"Ka dy herë më shumë adoleshentë të përfshirë në sulme, katër herë më shumë në trafik droge dhe shtatë herë më shumë në grabitje të armatosura sesa në popullatën e përgjithshme," renditi ai, duke vënë nën shënjestër edhe "rritjen e hyrjes islamike".
Ndër masat e para për të sulmuar “të keqen në rrënjë”, kryeministri pohoi: “të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të jenë në shkollë çdo ditë të javës, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, sepse gjatë ditës , vendi është në shkollë, për të punuar dhe për të mësuar".
Për më tepër, ai njoftoi se do t’i japë "tetë javë" kohë realizimit të një pune kolektive konsultative që është shtyrë përpara edhe nga presidenti Emmanuel Macron.
Gjatë fjalës së tij kryeministri francez vuri theksin edhe te përgjegjësia prindërore dhe pohoi se një komision do të bëjë propozime deri në fund të muajit për të rregulluar varësinë e të rinjve nga ekranet.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Përdorimi i teknologjisë, ndikimi në edukimin e fëmijëve, në dinamikën e marrëdhënieve me prindërit dhe në cilësinë e lidhjeve familjare
Fëmijët dhe lojërat në natyrë/ Çfarë duhet të bëjmë që ata të pëlqejë natyrën dhe mjedisin jashtë?