Fëmijët janë imitues të mëdhenj, ndaj jepuni atyre një shembull të mirë për të imituar
Ditët e para të shkollës janë të rëndësishme ndoshta për të gjithë pjesën tjetër që do të vijë më pas gjatë vitit, ndaj mësuesit duhet të shfrytëzojë orët e para të mësimit duke pasur parasysh disa nga këshillat e mëposhtme.
Ditët e para të shkollës janë themelore për atë që do të vijë më pas gjatë vitit. Është e këshillueshme që mësuesi të shfrytëzojë orët e para të mësimit për të:
1. Njohur nga afër nivelin e nxënësve përmes intervistave, pyetësorëve, anketimeve etj.
2. Mësuar dhe njohur nxënësit me metodat apo teknikat e mësimnxënies, mënyrat e vlerësimit dhe mënyrën apo programin që do të aplikojë në shtëpi fëmija...
3. Njohur nxënësit dhe prindërit me kurrikulën.
4. Njohur dhe hartuar së bashku me nxënësit rregulloren e klasës dhe masat disiplinuese që do të zbatohen gjatë vitit.
5. Njohur rezultatet e te nxënit të lëndës dhe çfarë synohet prej lëndës në fund të vitit, përfshirë integrimet lëndore.
6. Për t'u lidhur me nxënësit.
7. Për të prezantuar strukturën lëndore se sa teste, projekte, ushtrime do të ketë gjatë vitit.
8. Përcaktohen shpërblimet për çdo arritje të nxënësve.
9 . Mundësohet kontakti me prindin me telefon apo postë elektronike.
10. Të tjera sipas dëshirës së nxënësve, prindërve dhe mësuesve.
Suksese atyre që marrin guximin të ulen në bankat e shkollës me motivim dhe synim që të përmirësojnë veten, familjen dhe shoqërinë!
Nga mësuesi Bledi Lipo
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Rruga zyrtare që ndiqet për t’u bërë mësues, që nga nisja e studimeve deri te punësimi