Studim

Fëmijët e parashkollorit që kanë fjalor të pasur gjuhësor performojnë më mirë në shkollë

Sipas një studimi të botuar në revistën Early Education and Development, fëmijët e parashkollorit me fjalor më të pasur dhe vëmendje të lartë janë më të përgatitur kur futen në klasë të parë. Ky studim u bazua nga të dhënat e 900 kandidatëve të moshave 4-5 vjeçare në 8 shtete amerikane.

Sipas një studimi të botuar në revistën Early Education and Development, fëmijët e parashkollorit me fjalor më të pasur dhe vëmendje të lartë janë më të përgatitur kur futen në klasë të parë. Ky studim u bazua nga të dhënat e 900 kandidatëve të moshave 4-5 vjeçare në 8 shtete amerikane, duke treguar se si aftësia e një fëmije për t'u angazhuar me mësuesit dhe bashkëmoshatarët ndikohet nga kategoria e fjalëve që ata përdorin në përditshmëri, si dhe nga aftësia e lartë përqendruese në klasë. 


"Ky studim tregoi se nivelet e larta të përdorimit të fjalorit dhe përqëndrimit që fëmijët shfaqin në vitet parashkollore kanë rëndësi për angazhimin e tyre në klasë në mënyra të ndryshme. Fëmijët me përqendrim më të ulët dhe fjalor më pak të pasur duket se janë në rrezik për të shfaqur lloje të ndryshme sjelljesh jo-angazhuese, devijuese e më pak etike.  Mësuesit duhet të jenë në gjendje të njohin se kush mund të jetë i ndjeshëm ndaj angazhimit më negative. Ata gjithashtu duhet të lehtësojnë angazhimin në klasë për të gjithë fëmijët.” – thotë autori kryesor i studimit Qingqing Yang nga Universiteti Shtetëror Ohio, Columbus, SHBA. 


Studimet kanë treguar se aftësitë e pasura të fjalorit të një fëmije gjatë kohës së parashkollorit janë kritike për suksesin e mëvonshëm të shkollës fillore. Rol kyç në këtë edukim luan edhe mënyra se si fëmija mëson të kontrollojë veten nga shpërqendrimet ose stimujt e jashtëm, duke u fokusuar në arritjen e qëllimeve dhe detyrave shkollore. 


Nëse fëmija zgjedh të përqendrohet tek mësuesi dhe më pak tek shokët, aftësitë për të kuptuar dhe zhvilluar janë të larta. 


Roli i angazhimit në klasë: 

Angazhimi pozitiv në klasë përfshin shoqërueshmërinë, komunikimin dhe mbështetjen që fëmija ka te vetja dhe me detyrat shkollore.  


Angazhimi negativ në klasë përfshin konfliktet që fëmija mund të ketë me mësuesit dhe bashkëmoshatarët, si dhe sjelljet shpërqëndruese nga detyrat e propozuara. 


Rezultatet e angazhimit pozitiv treguan se fëmijët me fjalor më të pasur në fillim të vitit parashkollor shfaqën rezultate të larta si me mësuesit ashtu edhe me bashkëmoshatarët e tyre. Gjithashtu, fëmijët dëshmuan përqendrim më të mirë gjatë orës mësimore duke pasur fokus të gjatë tek lëndët mësimore dhe shpjegimet e mësuesit. 


Rezultatet e angazhimit negativ në klasë frenojnë pasurimin e fjalorit. Kur fëmija shpërqëndrohet lehtë duke zgjedhur të mos jetë i vëmendshëm në mësim, atëherë edukimi krijon boshllëqe, të cilat me kalimin e viteve përforcohen. 


Autorët e studimit thonë se këto hulumtime janë një hap i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. 


Duhet pasur parasysh se “një ndryshim i vogël në aftësitë dhe përvojat e fëmijëve” mund të përmirësojë ose dëmtojë mundësinë e tyre për sukses edukues afatgjatë. 


Autorët e studimit vënë theksin tek trajnimi i mirë që u duhet bërë mësuesve mbi fjalorin dhe aftësinë e përqendrimit të nxënësve. 


Kur mësuesi identifikon angazhimet pozitive dhe negative, atëherë mund të punojë ngushtë me dhe të ofrojnë mbështetjen e duhur. Kjo strategji mund të ndihmojë fëmijët që kanë nivele më të ulëta të përqendrimit dhe fjalor më të dobët që të praktikohen më mirë pasi të hyjnë në arsimin formal shkollor. 


Këto studime sugjerojnë rolin kritik të përvojave individuale në klasë në shpjegimin e fjalorit të fëmijëve dhe zhvillimin e përqendrimit dhe kontrollit. 



Burimi: https://neurosciencenews.com/child-vocabulary-education-21254/ 

Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,555 Lexime
2 vjet më parë