Fëmijët bëhen më pak kreativë nëse kontrollohen shumë nga prindërit
Nëse i kontrolloni fëmijët tuaj më shumë se ç’duhet, i bëni ata gjithnjë e më pak kreativë. Këtë e konfirmon psikologu Peter Gray nga “Boston college” në një artikull për “Creativity research journal”, pas kryerjes së një testi tek fëmijët.
Nëse i kontrolloni fëmijët tuaj më shumë se ç’duhet, i bëni ata gjithnjë e më pak kreativë. Këtë e konfirmon psikologu Peter Gray nga “Boston college” në një artikull për “Creativity research journal”, pas kryerjes së një testi tek fëmijët.
Në përfundim të testit, rezulton se fëmijët e ditëve të sotme kanë më pak aftësi krijuese, janë më pak energjikë dhe më pak elastikë.
Kontrolli i prindërve
Sipas psikologut Peter Gray, shkaku kryesor i këtyre rezultateve është rritja e kontrollit prindëror që është i shprehur në të gjitha aktivitetet e përditshme.
Koha e lirë tek fëmija nuk shikohet si një mundësi për të zhvilluar kreativitetin e fëmijës, por mbushet me kurse, sporte, e programe të përcaktuara nga vetë prindërit.
Autori i studimit merr si shembull festën e ditëlinsjes. Disa kohë më parë, këto festa organizoheshin thjesht, vetëm me fëmijë, të cilët luanin dhe zgjidhnin vetë si do ta kalonin festën. Ndërsa sot masivisht prindërit përgatiten shumë kohë më parë për festën, dekorin, ambientin, veshjen, animatorët etj. Si përfundim, prindërit mbeten të pakënaqur që fëmija nuk e shijoi sa duhej të gjithën, pavarësisht përpjekjeve maksimale.
Por, duhet të theksojmë se të gjitha këto argëtime të detyruara rrisin ankthin tek fëmija, dhe nga ana tjetër e largon së tepërmi autonominë e fëmijës si edhe aftësinë e tij krijuese apo shprehëse të cilat janë tepër të rëndësishme për një rritje të qetë të tij.
Zgjidhja është të favorizoni kreativitetin e fëmijës duke i lënë të jetojnë një jetë fëmijësh, edhe duke i lënë të mërziten. Duke qënë kështu ata do të mundohen të mbushin kohën e lirë duke nxjerrë në pah karakterin e tyre të vërtetë, larg botës së të rriturve.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?