Aktualitet

Eksperti i Arsimit, Arjan Xhelaj: Të rinjtë të etur për Mjekësinë dhe TIK-un, degët shkencore i trembin

“Deri tani kemi rreth 80 % të maturantëve që kanë aplikuar për t’u regjistruar, që në shifra janë dikur rreth 15.300 maturantë nga 19.700 që kanë aplikuar në fazën e parë”, tha Xhelaj. Sa i përket preferencave, eksperti theksoi se maturantët e këtij viti vijojnë të zgjedhin degët e Mjekësisë dhe IT-s.

Në një kohë që regjistrimet e maturantëve në universitete vijon, Drejtori i Përgjithshëm, RASH, Rrjeti Akademik i Shqipërisë Arjan Xhelaj në një intervistë për media renditi dhe degët e preferuara të të rinjve për të vijuar studimet e larta.


“Deri tani kemi rreth 80 % të maturantëve që kanë aplikuar për t’u regjistruar, që në shifra janë dikur rreth 15.300 maturantë nga 19.700 që kanë aplikuar në fazën e parë”, tha Xhelaj.


Sa i përket preferencave, eksperti i arsimit theksoi se maturantët e këtij viti vijojnë të zgjedhin degët e Mjekësisë apo Teknologjisë së Informacionit.


“Nuk i zgjedhin degët shkencore si matematika apo fizika, pasi ato vijojnë të mbeten të vështira dhe kështu ka qenë gjithmonë. Edhe unë kur kam qenë në universitet vetëm 7 studentë ishim për shkencat natyrore”, theksoi ndër të tjera Drejtori i Përgjithshëm i RASH-it, Arjan Xhelaj.



Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

884 Lexime
2 muaj më parë