Raste suksesi

Ekselentë si Arsheila dhe Aroni/ Të rinjtë synojnë të studiojnë jashtë vendit

Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër ka akorduar medalje ari për 4 maturantë ekselentë. Arsheila Laçej dhe Aron Vukatana janë 2 prej tyre. 3 vitet e gjimnazit për ta mbeten të veçanta, plot sfida dhe arritje.

Arsheila është fituese e vendit të parë në olimpiadën e Kimisë ndërsa Aroni në Fizikë i cili një vit më parë ishte ndër 20 maturantët që fitoi bursë nga Ambasada Amerikane, duke zhvilluar një pjesë të vitit të 3-të në SHBA. 

Studimet Arsheila dhe Aroni synojnë t’i ndjekin jashtë, në Austri dhe Paris. Nëse Arsheila synon rikthim në vendlindje, Aroni i ka sytë nga tregu ndërkombëtar. Për bashkëmoshatarët e tyre kanë vetëm një thirrje, që t’i përkushtohen shkollës, si çelës i së ardhmes. 

Arsheila dhe Aroni janë shembull për çdo të ri, duke i vendosur vetes qëllimet dhe objektivat e së ardhmes, drejt suksesit në fushën ekzakte.  

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,349 Lexime
1 vit më parë