Efektet e shegës në organizmin tuaj
Në fillim të vjeshtës, shega është mbretëresha e frutave. Ajo përmban taninë, sheqer, proteina, vitaminë C etj. Shega përmban pothuajse dy herë më shumë vitamin C se molla.
Në fillim të vjeshtës, shega është mbretëresha e frutave. Ajo përmban taninë, sheqer, proteina, vitaminë C etj. Shega përmban pothuajse dy herë më shumë vitamin C se molla.
Ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene
Nëse hani shegë çdo ditë ulni rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht të gjirit dhe prostatës. Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit. Shega ka aftësinë të parandalojë rritjen e tumorëve. Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat kancerogjene të vetëshkatërrohen.
Shega parandalon gripin
Shega ju furnizon me vitaminë C që është kaq e domosdoshme në këtë stinë gripi dhe virozash.
Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës
Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt. Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut.
Përmirëson funksionet e trurit
Njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, janë më të kthjellët dhe kanë një kujtesë më të mirë. Pirja e shpeshtë e lëngut të shegës ose ngrënia e frutit ka ndikim shumë të fortë tek kujtesa e të moshuarve dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit.
Lëkura bëhet më e bukur dhe e shndritshme
Që në kohë të Hipokratit, shega përdorej për të kuruar shumë patologji (inflamacione, infeksione parazitare, etj), gjithsesi është më i vonshëm zbulimi i saj në kozmetikë. Shtëpitë më të njohura të kozmetikës e shfrytëzojnë lëngun e farave të shegës për maska rigjenerimi për flokët. Ekstrati i shegës mbron flokët edhe nga rrezet UV falë përqendrimit të lartë të tetanit dhe vitaminës C. Kremi larës gjithashtu ka veti antioksidues dhe mbrojtës, hidraton lëkurën dhe e bën atë më elastike dhe të re.
Nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit.
Përgatiti për publikim P.Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ushqimi me vete në shkollë/ Regjimi shkollor reflekton në ushqimin e fëmijëve tanë
Çfarë rreziku mbartin patatinat?
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm