“E urrej celularin e mamit”, shkrimi në fletore i një 7-vjeçari që preku zemrat e shumë prindërve
“E urrej telefonin celular të mamit tim”, kjo ka qenë tema e një detyre shtëpie e një 7-vjeçari e cila tashmë është bërë virale dhe duket se i ka bërë shumë prindër të reflektojnë pasi e kanë lexuar atë. Fëmija shkruan mbi varësinë e nënës së tij nga telefoni.
Një mësuese amerikane ka vendosur të publikojë detyrën e një nxënësi 7-vjeçar në profilin e saj në Facebook. Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti nxënësit dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon.
Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj; nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e neveritshme. Kështu mësuesja, me bërjen publike të detyrës së djaloshit, donte të përcillte një lloj apeli duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre dhe të lënë mënjanë telefonin celular teksa shpenzojnë kohë me ta.
“Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja në Facebook.
Detyra e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë: “Nuk më pëlqen telefoni sepse nëna ime është në telefon gjatë gjithë ditës. Një telefon ndonjëherë është një gjë e keqe. E urrej telefonin e mamit dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen”.
Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me një kryq dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.
“Çdo ditë të jetës sonë, bëjmë një depozitim të vockël në bankën e kujtesës së fëmijëve tanë”, thotë Charles Swindoll, ndaj le të tregohemi më të përgjgjegjshëm!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent