E dini që së shpejti buka do të jetë ngjyrë lejla?
Profesori Zhou Weibiao nga Singapori, ka shpikur bukën lejla. Ajo është e pasur me anti-oksidantë, të cilët janë luftuesit numër një të kancerit, tretet 20% më ngadalë dhe është superushqimi i të ardhmes
Në 10 vitet e fundit ushqimi më i kritikuar është buka e bardhë. Sipas ekspertëve, ajo tretet shumë shpejt, rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe lidhet ngushtë me obezitetin.
Për këto arsye, profesori Zhou Weibiao nga Singapori, ka shpikur bukën lejla. Ajo është e pasur me anti-oksidantë, të cilët janë luftuesit numër një të kancerit, tretet 20% më ngadalë dhe është superushqimi i të ardhmes.
Meqënëse për shumë vite sheqeri i bukës së bardhë ka rritur rrezikun në gjak dhe tretja e shpejtë e saj rrit shanset për obezitet, u deshtë mendohej një mënyrë e re e bërjes se bukës. Kështu që u vendos të shtohej orizi i zi për shkak të elementit antocianin që ai përmban. Përveç orizit të zi, edhe frutat si rrushi, manaferra kanë në përbërjen e tyre këtë element. Kjo shpjegon dhe ngjyrën lejla të bukës. Po pavarësisht pamjes së çuditshme, buka do vazhdojë të jetë e butë si më parë.
Superushqimet janë ata me densitetin e duhur të elementëve ushqyes që i sjellin të mira shëndetit fizik dhe atij mendor dhe në këtë rast, është e gjitha meritë e antocianinës që shkencëtari e ka marrë nga orizi i zi për t’ia shtuar përzierjes së re të brumit.
Antocianinat janë një grup flavonoidesh që u japin ngjyrë të kuqe dhe lejla shumë ushqimeve si frutat dhe perimet, por mbi të gjitha kanë veti antioksidante. Janë në gjendje të parandalojnë shumë sëmundje si ato kardiovaskularet dhe neurologjiket.
Ushqimi me vete në shkollë/ Regjimi shkollor reflekton në ushqimin e fëmijëve tanë
Çfarë rreziku mbartin patatinat?
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm