E dashur profesoreshë!
Kjo është letra e një prindi drejtuar mësueses së vajzës së saj në vigjilje të festës së 7-Marsit. Letra e mëposhtme është një mënyrë falënderimi për kontributin e saj nëpërmjet metodave të mësimnxënies ndryshe nga të tjerët.
E dashur profesoreshë!
Ne nuk jemi takuar asnjëherë, por unë të njoh dhe të përcjell se si t’i e praktikon mësimdhënien në lëndën e Psikologjisë.
Ne prindërit nuk shihemi në klasë si audiencë e juaja, por indirekt jemi vëzhguesit e punës suaj me fëmijët tanë. Mënyra se si vajza ime flet dhe na tregon në shtëpi për temat që i nxisni t’i diskutoni në klasë, më bënë të kuptoj, se ju po e nxisni mendimin kritik te 16-vjeçarët. Mënyra se si sillni metoda të mësimnxënies ndryshe nga të tjerët, dhe si arrini t’ i angazhoni aktivisht nxënësit për të njohur së pari njëri-tjetrin në klasë, më bënë të kuptoj se ju po ua mësoni empatinë njerëzore dhe inteligjencën emocionale, shkathtësi që do t’ju duhen atyre, gjithë jetën!
Vajza ime me shumë entuziazëm na rrëfeu, se sa shumë kishte mësuar për shoqet e shokët e klasës vetëm nga ora e djeshme, ku ju u keni kërkuar, që secili të rrëfente para të gjithëve kujtimet e tyre më të veçanta.
Nuk ju kam takuar, por e di se ju jeni e re, e bukur, e buzëqeshur dhe e balancuar. Ju keni arritur ta krijoni autoritetin në klasë, duke hyrë në botën e nxënësve 16-vjeçarë, duke i kuptuar temat që ata kanë nevojë t’i diskutojnë dhe duke i lënë të dëgjohen zërat e tyre, për të forcuar vetëbesimin e tyre, për të mbështetur krijimin e identitetit të tyre!
E dashur profesoreshë, vajza ime nuk e zgjodhi Amerikën për të vazhduar shkollën e mesme, ndonëse e kishte atë mundësi. Ajo zgjodhi të shkollohet në Atdheun e saj, dëshiroi të vijoj një shkollë të mesme publike. Puna dhe modeli juaj i mësimdhënies reformatore janë një dëshmi për vajzën time, se ajo ka bërë vendimin e duhur.
Ju jeni shpresë, se reforma në arsim për rininë tonë nuk duhet shpallur e dështuar. Ju jeni yll reformues, që duhet identifikuar, përkrahur, vlerësuar dhe falënderuar. Vazhdo ta shpërndash kaq bukur e profesionalisht dritën e profesionit më human në botë!
Unë si prind, duke e vlerësuar punën tënde, në vigjilje të Ditës së Mësuesit, të falënderoj përzemërsisht!
Të tillë mësues i duhen Kosovës!
Për profesoren Ilirjana Mulaj nga Teuta Haxhimusa-Çerkini!
(Portali Shkollor)
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent